Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, janë zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”.
Në bisedat mes tyre, kreu i ARRSH-se, Evis Berberi i kërkon, ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim.
“Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Evis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që“Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”.
Ndërsa, Belinda Balluku i kthen mesazh: “Të rrojmë vetë, ca të them”. Ndërsa më datën 5 nëntor, Evis Beberi e njofton “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”, referuar Abdulkadir Kart dhe Serkan Çam, pronar i shoqërisë turke tjetër fituese të tenderit të Llogarasë, “Intekar”.
Në komunikime flitet edhe për regjistrimin e kompanisë “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL” në QKB.
“Kur do ta bëjnë kompaninë”, i dërgon SMS Belinda Balluku vartësit të saj.
“Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompanine që do hapet e regjistrohet në Shqipëri që ta firmosë të hënën”, i shprehet Evis Berberi.
Ky i fundit bisedon me Ballukun edhe detajet lidhur me vendin se ku do të firmoset kontratat me turqit, orarin dhe nëse duhet të jetë vetë i pranishëm kur ministrja të takohej me Abdulkadir Kart.
“Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”, i shkruan ai.
Kurse, Balluku i përgjigjet: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok. Mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
“Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”, i drejtohet ish-kreu i ARRSH-së.
“Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”, shprehet Belinda Balluku në bisedat.
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi, se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.
Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.
Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.
Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.
Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.
Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.
Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper.. Kur do ta bejne kompanine”.
Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjisto, Rregjistroj. Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne Shqiperi. Qe ta firmose te henen”.
Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurishť”.
Me shkresën nr. 4061/12 prot., datë 05.11.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, është përcjellë për zbatim autorizimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021.
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.
Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.
Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.
Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.
Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.
Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.
Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.
Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turq Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, si dhe kanë dalë po në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.















