Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazment Bardhi i përgjigjet Nokës: Nuk e hape gojën për vilën 760.000 euro në Gjirin e Lalzit! Miku yt mbushi Anglinë me drogë, ti ishe ministër

Editor by Editor
October 5, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Gazment Bardhi i përgjigjet Nokës: Nuk e hape gojën për vilën 760.000 euro në Gjirin e Lalzit! Miku yt mbushi Anglinë me drogë, ti ishe ministër
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, u është përgjigjur akuzave të bëra dje në drejtim të tij nga kolegu Flamur Noka. Ky i fundit tha se dje se Basha dhe Bardhi bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin”, është shprehur Flamur Noka, tashmë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.

Mirëpo, këtyre akuzave sot u ka kthyer përgjigje “një më një” Gazment Bardhi. Ai akuzon Flamur Nokën se është pronar i vilës me vlerë 760.000 euro në Gjirin e Lalzit, dhe e fsheh pronësinë pas një personi tjetër.

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi”, thotë Bardhi.

Më tej, deputeti demokrat shkruan se kur Flamur Noka ka qenë Ministër i Brendshëm, një mik i tiji ka mbushur Britaninë e Madhe me drogë.

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë”, vijon ai.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit, për Flamur Nokën:

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme

Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.

E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!

Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.

Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.

Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm dhe tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.

Investimi im kryesor është tek dija.

Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.

Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

Previous Post

VIDEO/ E mahnitur nga dasma, Fjodora Fjora habit me “propozimin” për Behgjet Pacollin: Bac nëse ndahesh me rusen…

Next Post

“Javën tjetër rrisim pagat me 7%”, pedagogët të pakënaqur nga premtimi i Ramës

Next Post
“Javën tjetër rrisim pagat me 7%”, pedagogët të pakënaqur nga premtimi i Ramës

“Javën tjetër rrisim pagat me 7%”, pedagogët të pakënaqur nga premtimi i Ramës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025
Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

by Editor
June 7, 2025
0

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë,  ka përfunduar në faqet e para të mediave...

Read moreDetails
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025
Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al