Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat, arkitektët e huaj i shohin si pastrim parash në mënyrë estetikisht të këndshme

Editor by Editor
June 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat, arkitektët e huaj i shohin si pastrim parash në mënyrë estetikisht të këndshme
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Festivali i parë i arkitekturës u zhvillua pak muaj më parë në Tiranë. Festivali i quajtur “Bukë e zemër”, bëri bashkë 150 arkitektë ndërkombëtarë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gazeta gjermane “Die Zeit”, ka shkruar lidhur me këtë festival dhe thotë se arkitektët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, kanë shprehur shqetësime se nga kush do të blihen gjithë këto kulla dhe se mos po përdoren për pastrim parash. Në artikull thuhet se ndërsa kryeministri Rama shprehet se “e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë”, të tjerë i shohin fantazitë e tij për kullat si pastrim parash estetikisht të këndshme. 

“Atmosfera gjatë vijimit të festivalit “Bread-and-Heart” luhatet mes entuziazmit dhe shqetësimeve. Ndër të paqartat është, për shembull, se kush do të jetojë në të gjitha ato ndërtesa në fund të fundit, dhe si qëndron çështja e dyshimeve se mos kemi të bëjmë më shumë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Shpresa, sidoqoftë, është që paratë e investuara do ta ngrenë nivelin e jetesës në qytet, në një formë apo një tjetër,” thuhet në artikullin e gazetës.

Më tej përmendet se Shqipëria po humbet vazhdimisht popullsinë për shkak të emigrimit, ndërsa në Tiranë po shtohet numri i banorëve. Në këtë festival u tha se një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë.

Artikulli thekson se mbi 10% taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit, vlerë kjo më e madhe më se në vende të tjera evropiane. Ndërsa thuhet se këto para shkojnë në arkën e shtetit ngihen pyetjet: A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave?

“Ata thonë se duan të ndërtojnë një qytet që bazohet te kurimi (përzgjedhja e kujdesshme), e jo te rregullimi; duan të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi humbet vazhdimisht popullsi për shkak të emigrimit, ndërsa kryeqyteti fiton banorë. Deri në dhjetë milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit – një diasporë e madhe. Një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë. Edhe kjo shpresë diskutohet në skaj të festivalit. Në Shqipëri, mbi dhjetë për qind taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit – ndjeshëm më shumë se në vende të tjera evropiane. Këto para shkojnë në arkën e shtetit. A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave? Opozita rreth ish-kryeministrit Sali Berisha e konsideron këtë të fundit si fakt të kryer, sidomos pas arrestimit në shkurt të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe një të besuari të Edi Ramës, nën dyshimin për korrupsion,” thuhet në artikull.

Gazeta gjermane shkruan se në Tiranë ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, dhe nga ana tjetër, arkitektë perëndimore debatojnë se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën. 

“Dhe kështu, në Tiranë dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë – veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar – ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa nga ana tjetër, arkitektë të famshëm nga bota perëndimore debatojnë në një nivel të lartë estetik se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën, drejt shekullit 21. Edi Rama, sidoqoftë, ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, të cilën e ndjek me vetëbesim. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen. Ndërkohë, do të ndërtohet shumë – shpejtësia është një premtim në Shqipëri. Godinat do të mbeten; mbetet për t’u parë se çfarë do të mbetet nga gjithë premtimet e tjera”,nënvizon media gjermane.

Previous Post

EMRI/ Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, 45-vjeçarit në Gjirokastër i sekuestrohen pasuritë

Next Post

Një festë fetare në Meksikë kthehet në tragjedi/ Dhjetë persona humbin jetën nga breshëria e të shtënave me armë zjarri, mes viktimave dhe fëmijë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

AKTUALITET

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

by timoni.al
December 14, 2025
0

Dhe në prag të ndeshjes me Sassuolon, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, diskutoi për disa çështje të rëndësishme rreth...

Read moreDetails
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

December 14, 2025
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al