Alfred Peza këtë javë është në gjendje paniku së bashku me vezirët e tij të paaftë, Blerta Tafani dhe Izmir Hajdari pas shkundjes që i ka bërë Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 11.09.2023.
Vasalët e e tij janë duke u përpjekur të mbulojnë përpara Këshillit Drejtues, të gjithë shkeljet që kanë bërë këtë muaj. Po ashtu po përgatiten në një dosje faktet dhe shkeljet në fjalë dhe do t’i referohen me nje padi penale SPAK për dëmin e madh ekonomik që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar dhe institucionit të RTSH.
Alfred Peza e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe nuk e shpëtojnë dot më justifikimet e Enkelejd Lamajt dhe Anila Agalliut. Shkresat pa asnjë referencë ligjore për pushimet kolektive nga puna s’kanë më ku ti fshehin, pasi ato janë edhe tek punonjësit e shkarkuar. Alfred Peza ka ka shkelur ligjin me të dyja këmbët, jo vetëm me pushimet e padrejta nga puna, por edhe me dëmin e madh ekonomik që i ka shkaktuar dhe po i shkakton RTSH-së.
Thënë kjo, në rradhë të parë me faturën që do i ngarkohet institucionit për dëmshpërblimet e personelit të larguar padrejtësisht dhe në rradhë të dytë me blerjet që realizon pa procedura tenderimi. RTSH është institucion Publik dhe si i tillë cdo blerje duhet ta realizojë me anë të procedurave transparente të prokurimit publik.
Ai është i sfiduar publikisht të bëjë publike, nëse ka realizuar qoftë edhe një procedure të vetme tenderimi deri tani. Absolutisht 0!!! Madje dhe sektori i prokurimeve i drejtuar nga drejtori juridik Enkelejd Lamaj është në kolaps më vete, pa asnjë specialist prokurimi me përvojë.
E gjithe drejtoria e tij së bashku, nuk kanë asnjë procedure tenderimi të realizuar në CV e tyre. Publiku dhe lexuesi vetë e kupton se sa me eficence shfrytëzohen fondet e institucionit nga një drejtori me eksperiencë 0 në stafin e saj.
Këtu nuk është zbatuar parimi bazë i ligjit të Prokurimit Publik që është Eficencë, Ekonomicitet dhe Efektivitet. Me këto shkelje ai është në mënyrë të drejtpërdrejtë objekt i SPAK, sidomos me paragrafin e gjetur nga poeti i tij për “mosvazhdimin e marrdhënies së punës sipas parimit të mirëbesimit”, apo më tepër akoma, kur për të hequr një regjisor nga puna i kanë dhënë për motivacion ligjin për grate shtatzëna duke e thirur në komisionin Ad Hoc referuar këtij ligji.
Nga ana tjetër, dëmi ekonomik i rradhës që Kapterri po i bën RTSH, është edhe transmetimi i programeve pa të drejta, shkelje e cila çon në gjobitje të rëndë të RTSH nga institucionet monitoruese të programeve audio-vizive. Shumë programe që ritransmetohen, u kanë mbaruar të drejtat prej muajsh, por Alfred Peza vazhdon i transmeton pasi ai ka shkarkuar të gjithë zinxhirin e drejtorëve dhe specialistëve të cilët ndiqnin kontratat si në blerje ashtu edhe në të drejtat e tansmetimit.
Normal, me peqinaset që ka sjellë në administrate, kuptohet lehtë sa të koordinuar janë në ndjekjen e kontratave. Specialistët e larguar kishin eksperiencë prej shumë vitesh në punë, si edhe trajnime përkatëse në fushat specifike.
Ai nuk mund të marrë farefisin e vet nga Peqini dhe haremin e vet nga Ora News dhe të pretendojë se ka plotësuar boshllëqet që ka krijuar. Këshilli Drejtues me në krye Z. Leka Bungo do i vendosë kufirin dhe do ia zhbëjë të gjithë vendimet që ai ka gjeneruar në këtë periudhë.
Në korridoret e RTSH thuhet se kapteri është në grahmat e fundit të pushtetit të tij në RTSH dhe as është më i përqëndruar në drejtimin e institucionit, energjitë e tij të fundit po shkojnë vetëm të gjejë justifikime për përballjen e rradhës me Këshillin Drejtues, e cila do të jetë fatale për të duke u shkarkuar dhe denoncuar në prokurori.
Ndërkohë kaosi në RTSH vazhdon me njerëz që mbahen ulur nëpër zyra pa e ditur se për cfarë i mbajnë dhe paguajnë kur nuk dine cfarë pune tu kërkojnë duke i paguar kot dhe shpërdoruar fondet e institucionit publik.
Bëmat dhe shkeljet e Alfred Pezës nuk mbarojnë këtu, në ditët në vijim do publikojmë të tjera shkelje të kapterit me pupla të rëna tashmë.