Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

Editor by Editor
May 7, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
‘Piratët” e gadishullit iberik/ Investigimi i BIRN: Si Pashk Gjini pastron paratë e drogës me kulla në Tiranë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./ Monitor

Previous Post

Mblidhet sot Konklava, 133 kardinalë nga e gjithë bota votojnë për Papën e ri, do të ndërpritet komunikimi telefonik në Vatikan

Next Post

Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Zbardhet pistat e hetimit! Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

December 14, 2025
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”
AKTUALITET

“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

by timoni.al
December 14, 2025
0

Të qenurit futbollist "divë" në Premier League është një fenomen i zakonshëm, ku shumë lojtarë shprehin pakënaqësi për mënyrën si...

Read moreDetails
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

December 14, 2025
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al