Janë shoqëruar në polici Deizi Arapi e njohur si “gangsterja” e Bilishtit dhe Marsel Buçi.
Arapit iu dogj makina para banesës para disa javësh dhe ajo akuzoi se këtë e kishte bërë Buçi me porosi të deputetit të PD, Bledjom Nallbati me të cilin ka pasur një konflikt të hershëm.
Pas kësaj edhe Buçit i është djegur makina, i cili akuzoi se e ka bërë për hakmarrje Arapi. Burime për media me dije se gjatë konfliktit në komisariat mes palëve mbrëmjen e djeshme, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati, i cili ka qenë prezent në ambjentet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.
Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.
Shefi i krimeve është pezulluar nga detyra deri sa të sqarohet edhe ngjarja e plotë me këtë rast.















