Ashtu si çdo vit, e përditshmja L’Equipe ka zbuluar pagat e futbollistëve nga pesë ligat më të rëndësishme evropiane. Në Francë, Paris Saint Germain e dominon listën me Ousmane Dembele, i cili është futbollisti me pagën më të lartë, prej 1.5 milionë eurosh bruto në muaj. Më pas, vijnë Marquinhios me 1.12 milionë euro dhe Achraf Hakimi me 1.1 milionë euro. Mesatarja e pagës mujore për PSG-në ka pësuar rritje këtë vit, duke kaluar nga 647 mijë në 650 mijë euro.
Përsa i përket pesë ligave të mëdha, Kylian Mbappé është futbollisti më i paguar në Evropë, me 2.67 milionë euro bruto në muaj, nivel të njëjtë me Vinicius. Ndjekin Alaba, Lewandowski, Bellingham dhe Oblak. Në Angli, Erling Haaland është më i paguari me 2.63 milionë euro në muaj, pas tij është Mohamed Salah me 2 milionë euro, ndërsa Casemiro dhe Van Dijk vijojnë me nga 1.75 milionë euro çdo muaj.
Në Gjermani, Harry Kane dhe Jamal Musiala kryesojnë me nga 2.1 milionë euro secili, që ndjekur nga Manuel Neuer me 1.75 milionë euro. Kur kalojmë në Itali, Dusan Vlahovic i Juventusit e mban vendin e parë me 1.85 milionë euro, i ndjekur nga Lautaro Martinez, Paulo Dybala dhe Nicolo Barella, të cilët kanë paga më të ulëta.
L’Equipe publikoi gjithashtu pagat e trajnerëve të këtyre ligave. Në Francë, Luis Enrique fiton 1 milion euro në muaj, me kontratë që pritet të rritet në 20 milionë euro për vit. Në Spanjë, Diego Simeone merr 2.17 milionë euro, dhe pas tij janë Hansi Flick dhe Álvaro Arbeloa. Në Angli, Pep Guardiola kryeson me 1.92 milion euro në muaj, ndjekur nga Arteta dhe Emery. Në Itali, Antonio Conte mban titullin e trajnerit më të paguar me 1.3 milion euro, ndërsa në Gjermani, Vincent Kompany është në krye me një pagë 1 milion euro, duke u shkëputur nga Kovac që fiton 330 mijë euro në muaj.















