Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Polenë të Korçës.
Një 45-vjeçar, teksa udhëtonte i vetëm me një fuoristradë nga fshati në drejtim të Korçës, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura duke përfunduar në lumë.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit Artan Pishtari humbi jetën në vend. Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugë dhe shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte Artan Pishtari.