Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!

Editor by Editor
February 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është e vërtetë, se liderët formohen nga prejardhja edhe përvojat e tyre, sikurse është po aq e vërtetë se kultura dhe historia formësojnë sjelljen e kombit ndaj tyre. Por qëndrimet e fundit të Liderit Global të Tiranës ndaj SPAK, herë prej kërcënuesi e herë prej shpëtimtari, tregojnë hapur një element thelbësor shumë të rëndësishëm, për mbijetesën e autokracive personaliste, element i cili shpesh del jashtë lenteve me të cilat jemi mësuar ta analizojmë lidershipin e Ramës . 

Thelbi që anashkalojmë shpesh në analizat tona është se regjimet autokratike personaliste, në krahasim me autokracitë e udhëhequra nga partia apo ushtria, për siguruar jetëgjatesinë kanë nevojë të pashmangshme për të krjuar ekuilibra, nga të cilat buron edhe fuqia dhe dobësia e liderit. 

Këto 12 vitet e fundit, Rama ka qenë i pakrahasueshëm për nga pushteti me këdo tjetër në këtë vend, edhe arritja e këtij rezultati ka ardhur me kostot e një ekonomie të shtrembëruar, krijimin e një burokracie jofunksionale, hartimin e politikave jo të shëndosha klienteliste, kontrollin mbi mediat dhe dobësimin maksimal të opozitës. Centralizmi i pushtetit në duart e Ramës nuk mund të realizohej pa dobësimin e institucioneve. Por nga ana tjetër institucionet e dobëta ka kanë vështirësuar qeverisjen, duke dobësuar njëherazi edhe sundimin e tij. Rama i ka minuar rregullat, edhe nuk ka mudur t’i zëvendësojë ato me asgjë tjetër. Ndaj atij i është dashur gjithmonë si një artist cirku të sigurojë ekulibrin në fijen e hollë të pushtetit, duke mbajtur në dorë “shkopin” e liderit popullor.

Besoj të gjithë e kemi vënë re sesi ai përdor një gjuhë kritike kundër Europës për të ngacumaur bazën, por jo aq shumë sa të përfshihet në një konflikt me të; sesi ai përdor korrupsionin për të shpërblyer miqtë, për të blerë mbështetje jashtë e brenda vendit, por jo aq sa ekonomia të shembet; sesi manipulon lajmet, por jo aq sa njerëzit të fikin televizorin; sesi i blen mediat por pa i shkatërruar përfundimisht ato, pasi atij nuk i duhet një media plotësisht e pabesueshme nga publiku; sesi shtyp kundërshtarët politikë, por jo aq shumë sa të shkaktojnë reagime; Sesi shfaqet si mbështetësi dhe reformatori i vazhdushëm i drejtesisë, por sigurohet me anë të komisioneve Antikorrupsion që institucionet e drejtësisë të mos forcohen, pasi bëhen rrezik të kthehet kundër tij .

Rama si të gjithë autokratët gjatë mbajtjes së pushtetit është përballur me dy kërcënime kryesore. Ai mund të rrëzohej nga bashkimi i elitës ose mund të rrëzohej nga një revoltë masive. Në zbutjen e këtyre kërcënimeve Rama ka krijuar perceptimin e “liderit popullor”. Pikërisht krijimi i perceptimit të popllaritetit masiv ka krijuar më pak gjasa që njerzit të dalin në rrugë dhe elitat të bashkohen për ta rrëzuar atë. Sepse në momentin që lideri përceptohet si popullor, çdo përpjekje për ta rëzuar ka më pak gjasa të jetë e sukseshme. Ndaj që nga mandati i dytë e tëhu, e kemi parë Ramën të shfaqet duke kënduar tallava e duke kërcyer si arusha Silva. Më shumë sesa në Kuvend e mbledhje qeverie e kemi parë duke bashkëbiseduar “gju me gju” e “sy me sy” me popullin . E kemi parë të distancohet nga lajmet e këqija duke i lënë vartësit e tij “të thithin” zemërimin e publikut dhe të luftojnë mes tyre. 

Por për fatin e tij të keq historia ka treguar se ka gjithmonë disa ngjarje që shkaktojnë rënien e popullaritetit te autokratëve personalistë dhe pamundësi për mbajtjen e ekulibrave .

Edhe arrestimi i parë i një zyrtari të lartë që është në detyrë dhe njekohësisht figurës së dytë më të rëndësishme të partisë socialiste është nga ato lloj ngjarje, që i bën zgjedhjet mjaft të rrezikshme për pushtetin e Ramës. 

Sot nuk ka një frymor në rrethin e tij të ngushtë, apo që ka lidhur të ardhmen politike me të, që nuk i kupton rreziqet e humbjes së tij. Kjo kuptueshmëri agravon në këtë moment të keq konfliket e brendëshme, duke e dobësuar edhe më tej pushtetit e tij. 

Po ashtu për fatin e tij të keq, që prej vitit 1945 historia ka tregur se largimi nga pushteti i autokratëve personalistë të tipit Rama, priret të jetë shumë më i shëmtuar sesa largimi i diktatorëve të tipit Hoxha. Rreth 80% e autokratëve përsonalistë kanë përfunduar ose të vdekur në burg, ose në internim.

Me sytë e zgurdullaur, duke nxjerrë duf e mllef me fjalorin vulgar, “Lideri Global i Tiranës”, po tregon se është në gjendjen e tij më të keqe edhe po shfaq dobësinë që fshihej pas forcës së tij.

Nga data 10 shkurt e këtej, për çdo mik e armik të tij, është e qartë se ai e ka të pashmangshme ndarjen me turp nga pushteti kurdo që kjo të ndodhë. Sikurse është e dukshme se ikja e tij do të lër mbrapa një shtet të rënuar dhe një gërmadhë që quhet Partia Socialiste. 

Por uroj të mos humbasim mësimin, se nuk ka një fund tjetër për çdo lider të fortë dhe njëkohësisht të dobët.

Previous Post

Ideja e Ramës për rryshfetin, ai që nuk e merr është budalla

Next Post

Dhunuan brutalisht 52-vjeçarin, arrestohet xhaxhai në Sarandë, shpallet në kërkim nipi

Next Post
Dhunuan brutalisht 52-vjeçarin, arrestohet xhaxhai në Sarandë, shpallet në kërkim nipi

Dhunuan brutalisht 52-vjeçarin, arrestohet xhaxhai në Sarandë, shpallet në kërkim nipi

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës
AKTUALITET

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

by Editor
May 10, 2025
0

Në rrjet po ziejnë disa thashetheme, por ende jo zyrtare apo me fakte, ku thuhet se kryebashkiaku i Tepelenës është...

Read moreDetails
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025
Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

May 10, 2025
Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

May 10, 2025
‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

May 10, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al