Thursday, February 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Kjo është gropa ku fëmijët varrosën babain pasi e vranë

Editor by Editor
February 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Familja e dinte se 19-vjeçarja vrau të atin me armë zjarri, e ndihmuan: E varrosi në kasollen e lopës!
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë dalë fotot nga vendi ku u varros 50-vjeçari Pëllumb Meta, pasi u vra nga fëmijët e tij.

Vizion Plus ka siguruar foto nga kasollja ku u fut trupi i pajetë i Pëllumb Metës, i cili u vra nga djali i tij Hysen Meta, i cili më pas në bashkëpunim me motrën Hygerta Meta dhe vëllain e vogël Amarildo, fshehën trupin e pajetë të babait.

Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo Meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë.

Si e zbuloi policia ngjarjen

Ishte vetë 25-vjeçari Hysen Meta i cili kishte denoncuar në polici zhdukjen e babait, çka bëri që uniformat blu të nisnin hetimet. Por pas disa kërkimeve, policia thelloi më tej hetimin, duke dyshuar për një krim në familje, duke futur menjëherë në rrethin e të dyshuarve të gjithë familjarët e viktimës Pëllumb Meta.

Çfarë i tradhtoi anëtarët e familjes Meta pas krimit

Hysen Meta pas krimit ka lëvizur nga banesa makinën e të atit dhe e ka çuar në Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij.

Pas këqyrjes së kamerave policia u bind se nuk kishte të bënte më me zhdukje, por me një krim.

https://youtube.com/watch?v=FvkNj83yILE%3Fversion%3D3%26rel%3D1%26showsearch%3D0%26showinfo%3D1%26iv_load_policy%3D1%26fs%3D1%26hl%3Den-US%26autohide%3D2%26wmode%3Dtransparent

Roli i familjarëve të tjerë

Edhe pse fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin duke deklaruar se ishte ajo që qëlloi mbi babin, madje me gjakftohtësi deklaroi para uniformave blu se ishte e lumtur që e kishte kryer ajo krimin, më vonë rezultoi se ajo kishte qenë vetëm bashkëpunëtore.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, deklaroi vajza.

Por pas hetimeve të policisë rezultoi se ajo dhe djali tjetër i familjes Amarildo Meta kishin ndihmuar autorin e krimit që të prishin provat e vrasjes.

Ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë edhe gruaja e viktimës Blerta Meta, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të ngjarjes por e ka mbajtur të fshehtë.

Çfarë deklaroi policia

Kishte humbur kontaktet që prej datës 10 shkurt. Me marrjen e kallëzimit, më 17.2.2024 është bërë e mundur gjetja e mjetit që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash. Menjëherë u ngrit grupi hetimor, u hodhën pistat e hetimit, pse ishte zhdukur 50-vjecari. Nga intensiteti i hetimeve kuptuam që nuk kishim të bënim me zhdukje personi, por vrasje në familje. Në 22 shkurt gjetëm edhe trupin e  viktimës i cili ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. U krye zhvarrimi i tij, pas ekspertizës u arrit të vërtetohej që viktima është vrarë me armë zjarri. Nga gjithë provat e siguruara nga veprimet hetimore u gjetën provat dhe arrestuam në flagrancë Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkautorë. Është arrestuar edhe Amarildo Meta i cili me veprimet aktive ka ndihmuar në krim, po hetohet edhe Blerina Meta. Siç e keni parë sot policia ka qenë e fokusuar në vendin e ngjarjes. Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një nga dhomat, më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej aty afër. Gjatë këtyre veprimeve në banesë është gjetur dhe një predhë dhe armës së zjarrit kallashnikov.

Previous Post

EMRAT-FOTO/ Aksidenti tragjik ju preu ëndrrat në mes, si ndodhi përplasja ku humbën jetën dy të rinjtë

Next Post

E frikshme! Shpërthen në flakë makina në Tiranë

Next Post
E frikshme! Shpërthen në flakë makina në Tiranë

E frikshme! Shpërthen në flakë makina në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Paraburgim për të gjithë për shpërdorim detyre" / Rama i ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na befasoni

“Paraburgim për të gjithë për shpërdorim detyre” / Rama i ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na befasoni

February 12, 2026
VIDEO/ Arrestimi i 58-vjeçarit, i cili qëlloi me kallash në bankë, ndodh teksa ai mban paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

VIDEO/ Arrestimi i 58-vjeçarit, i cili qëlloi me kallash në bankë, ndodh teksa ai mban paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

February 12, 2026
Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

February 12, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në një bankë dhe përpjekje për grabitje, reagon Policia e Tiranës

February 12, 2026
"Paraburgim për të gjithë për shpërdorim detyre" / Rama i ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na befasoni
KRYESORE

“Paraburgim për të gjithë për shpërdorim detyre” / Rama i ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na befasoni

by timoni.al
February 12, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur kritikat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke komentuar gjithashtu zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë....

Read moreDetails
VIDEO/ Arrestimi i 58-vjeçarit, i cili qëlloi me kallash në bankë, ndodh teksa ai mban paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

VIDEO/ Arrestimi i 58-vjeçarit, i cili qëlloi me kallash në bankë, ndodh teksa ai mban paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

February 12, 2026
Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

February 12, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në një bankë dhe përpjekje për grabitje, reagon Policia e Tiranës

February 12, 2026
Dy të arrestuar në Tiranë për shkatërrimin e xhamave të lokalit dhe sulmin ndaj një personi.

Tension në bankën e nivelit të dytë në Tiranë, një individ i armatosur përpiqet të kryejë një grabitje.

February 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Paraburgim për të gjithë për shpërdorim detyre" / Rama i ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na befasoni

“Paraburgim për të gjithë për shpërdorim detyre” / Rama i ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na befasoni

February 12, 2026
VIDEO/ Arrestimi i 58-vjeçarit, i cili qëlloi me kallash në bankë, ndodh teksa ai mban paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

VIDEO/ Arrestimi i 58-vjeçarit, i cili qëlloi me kallash në bankë, ndodh teksa ai mban paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

February 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al