FOTO/ Përfshihet nga flakët pylli në Laç, flakët në afërsi të kishës së Shna Ndout

Pasditën e sotme është regjistruar një zjarr masiv në afërsi të kishës së Shna Ndout në Laç

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset për të shuar zjarrin. Duke qenë se zjarri është i madh pritet edhe ndërhyrja e helikopterit.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri Taulant Balla i cili ka ndjekur nga afër situatën.

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.