BELSH- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në pyllin e Deshiranit në Belsh. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, po vetëm dëme materiale.
Gjithashtu bëhet e ditur se makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa si pasojë e flakëve janë djegur dhe disa shkurre dhe pemë.















