Kampioni i botës në Formula 1, Lando Norris, ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij, modelja Margarida Corceiro. Lajmi u zbulua në një video TikTok, ku Norris, gjatë një bisedë me shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz Jnr., tha se tani është një “burrë beqar”, duke i dhënë kështu fund spekullimeve.
Ndarja e çiftit, i cili nisi romancën në vitin 2022 dhe u rikthye pas një periudhe ndarjeje në vitin 2023, vjen pas një periudhe tensioni, sipas burimeve të afërta. Një burim tha se kishte shenja paralajmëruese për një kohë të gjatë, dhe aktivitetet e fundit të Norrisit gjatë testimeve në Bahrein, ku organizoi një festë falenderuese për mbështetësit e tij, u interpretuar si një sinjal për ndarjen. Në këtë festë, modelja Corceiro nuk ishte e pranishme, çka shkaktoi thashetheme.
Modelja, që ka qenë gjithashtu e lidhur me futbollistin Joao Felix, tani ndodhet në një periudhë të re pas ndarjes. Ndërkohë, Norris, i cili fitoi titullin e tij të parë në garën e fundit të sezonit 2025, do të nisë mbrojtjen e titullit muajin e ardhshëm në Çmimin e Madh të Australisë.















