Monday, March 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Kremtimi i Pashkës katolike dhe ortodokse në Shqipëri, mbahen mesha në disa qytete të vendit

Editor by Editor
April 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
FOTO/ Kremtimi i Pashkës katolike dhe ortodokse në Shqipëri, mbahen mesha në disa qytete të vendit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHQIPËRI– Besimtarët e katolikë dhe ortodoksë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike. Në Tiranë, mesha për besimtarët katolikë u mbajtën në Katedralen e “Shën Palit” me peshkopi Arjan Dodaj i cili udhëhoqi meshën duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve me disa nga fjalët e shenjta të kësaj vigjiljeje të Pashkëve. Kremtimi u bë edhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës ku mesha u drejtua nga Krypeshkopi Joan, i cili dha mesazh shprese.

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. Mesha u drejtua At Ilia Kotnani, i cili në mesnatë njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës, me fjalët “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”. Besimtarët që kishin mbushur sheshin para Katedrales dhe përgjatë pedonales së qytetit, morën dritën e qirinjve dhe e çuan sipas traditës në shtëpitë e tyre me shpresën se kjo “Pashkë do të sjellë më shumë mbarësi”.

Edhe besimtarët katolikë në Lezhë, me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, kremtuan pashket. Ata ju bashkuan meshës së shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit”. Rituali i cili zgjati deri në mesnaten e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalen e tij para besimtareve, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha kjo është natë që shpëton mbi tokë besimtaret dhe Jezu Krishtin nga mekati dhe korrupsioni i botes.

Gjithashtu qindra besimtarë të krishterë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Theodhorit. Ndërsa kanë pritur mesnatën duke marrë edhe flakën e shenjtë nuk ka munguar urimi Gëzuar Pashkët. Urimi është përcjellë pas meshës nga At konstandin Prifti si edhe nga besimtarët vlonjatë.  

Në qytetin e Beratit, ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” nga Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia. Ceremonia e shenjtë e pashkëve u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së shenjtë të Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Mesnata që shënoi edhe ringjalljen  e Krishtit kulmoi në sheshin jashtë oborrit të kishës, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.

Edhe në kishën katolike të shënjtërve “Pjetri e Pali” nëLushnjë, qindra besimtarë katolikë kanë marrë pjesë në liturgjinë e drejtuar nga dom Paulini. Kremtimet filluan në oborrin e kishës pranë zjarrit që u bekua dhe në fund u ndez qiriu që simbolizon zotin Jezu Krisht. Pas hyrjes në kishë, të gjithë pjesëmarrësit morën dritë nga drita e Jezu Krisht.

Previous Post

Loredana bën deklaratën e papritur për Jozin

Next Post

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Alarm në SHBA: Autoritetet evakuojnë aeroportin e Kansasit për shkak të dyshimeve për rrezik brenda ambientit.

Alarm në SHBA: Autoritetet evakuojnë aeroportin e Kansasit për shkak të dyshimeve për rrezik brenda ambientit.

March 8, 2026
Papa Leoni XIV apelon për paqe në Iran: Përdorni dialogun në vend të dhunës dhe armëve.

Papa Leoni XIV apelon për paqe në Iran: Përdorni dialogun në vend të dhunës dhe armëve.

March 8, 2026
Macron bisedoi me presidentin iranian: Kam kërkuar që të ndalen sulmet ndaj vendeve të tjera në rajon dhe të hapet ngushtica e Hormuzit.

Macron bisedoi me presidentin iranian: Kam kërkuar që të ndalen sulmet ndaj vendeve të tjera në rajon dhe të hapet ngushtica e Hormuzit.

March 8, 2026
Njoftim zyrtar nga qeveria iraniane: djali i Khameneit emërohet si lider i ri suprem i Iranit.

LAJME

Alarm në SHBA: Autoritetet evakuojnë aeroportin e Kansasit për shkak të dyshimeve për rrezik brenda ambientit.

by timoni.al
March 8, 2026
0

Autoritetet evakuuan Aeroportin Ndërkombëtar të Kansas Cityt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e diel pas raportimeve për një...

Read moreDetails
Papa Leoni XIV apelon për paqe në Iran: Përdorni dialogun në vend të dhunës dhe armëve.

Papa Leoni XIV apelon për paqe në Iran: Përdorni dialogun në vend të dhunës dhe armëve.

March 8, 2026
Macron bisedoi me presidentin iranian: Kam kërkuar që të ndalen sulmet ndaj vendeve të tjera në rajon dhe të hapet ngushtica e Hormuzit.

Macron bisedoi me presidentin iranian: Kam kërkuar që të ndalen sulmet ndaj vendeve të tjera në rajon dhe të hapet ngushtica e Hormuzit.

March 8, 2026
Njoftim zyrtar nga qeveria iraniane: djali i Khameneit emërohet si lider i ri suprem i Iranit.

Njoftim zyrtar nga qeveria iraniane: djali i Khameneit emërohet si lider i ri suprem i Iranit.

March 8, 2026
FIFA do të kontrollojë stadiumet e Kupës së Botës 2030 në Spanjë.

FIFA do të kontrollojë stadiumet e Kupës së Botës 2030 në Spanjë.

March 8, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm në SHBA: Autoritetet evakuojnë aeroportin e Kansasit për shkak të dyshimeve për rrezik brenda ambientit.

Alarm në SHBA: Autoritetet evakuojnë aeroportin e Kansasit për shkak të dyshimeve për rrezik brenda ambientit.

March 8, 2026
Papa Leoni XIV apelon për paqe në Iran: Përdorni dialogun në vend të dhunës dhe armëve.

Papa Leoni XIV apelon për paqe në Iran: Përdorni dialogun në vend të dhunës dhe armëve.

March 8, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al