Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Mediat europiane: Më e madhja ndonjëherë në rajonin tonë dhe ndër më gjigandet në gjithë botën

Editor by Editor
August 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
FOTO/ Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Mediat europiane: Më e madhja ndonjëherë në rajonin tonë dhe ndër më gjigandet në gjithë botën
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte direkt me prodhuesit në Amerikën Latine. Bëhet fjalë për një sasi 16.4 tonë që i përkiste grupit shqiptar të goditur sot nga SPAK. 

Zyrtarët gjermanë zbuluan 16 ton në pesë kontejnerë transporti që kishin mbërritur në portin e Hamburgut nga Paraguai në 24 shkurt 2021. Kokaina ishte fshehur në kanaçe me mbushës muresh (stuko), të cilat kishin hyrë në Evropë me një anije kontejnerësh nga Paraguai.

Zyrtarët e doganës vendosën t’i shqyrtonin nga afër kontejnerët paraguaianë pasi vunë re “parregullsi të qarta” me disa nga përmbajtjet – kanaçe prej kallaji që ishin menduar të mbusheshin me stuko. “Përtej një shtrese mallrash origjinale, të paketuara menjëherë pas derës së kontejnerit, kanaçe të shumta prej kallaji ishin në fakt të mbushura me mallra të tjera”, thanë zyrtarët.

Hetuesit më pas urdhëruan shkarkimin e kontejnerëve dhe gjetën kokainë të fshehur në më shumë se 1,700 kanaçe.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës së sekuestruar ndonjëherë në Evropë dhe një nga sekuestrimet më të mëdha të vetme në të gjithë botën”, thanë doganat gjermane, duke iu referuar vetëm ngarkesës së Hamburgut.

“Po vlerësojmë një vlerë shitjesh në rrugë midis 1.5 miliardë eurove dhe 3.5 miliardë eurove (1.8 miliardë dhe 4.2 miliardë dollarë) për 16 tonet”, tha zyrtari i doganës së Hamburgut, Rene Matschke, për agjencinë e lajmeve AFP.

Hamburgu është porti i tretë më i madh në Evropë dhe më i madhi në Gjermani, ndërsa Paraguai ka qenë një vend kyç tranziti për drogën për vite me radhë.

SPAK thotë se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën “arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës).

Ndërkohë, në kërkim janë dhe gjashtë shtetas të tjerë, të cilët nuk janë gjetur nga Policia dhe agjentët e BKH-së dhe SPAK thotë se po punohet për ekzekutimin e këtyre masave të tjera, në kuadër të këtij operacioni.

FOTO/ Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg!

Previous Post

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Next Post

Izraeli u jep një afat qytetarëve të Gazës: Evakuohuni deri më 7 tetor.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Akuzat për abuzim seksual ndaj një të mituri: Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve për të hetuar Epstein. Nëse dispononi dëshmi ose informacione...

Akuzat për abuzim seksual ndaj një të mituri: Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve për të hetuar Epstein. Nëse dispononi dëshmi ose informacione…

February 18, 2026
“Njeri i ndotur dhe i përçmuar”, Mateo diskuton me Rogertin: A je injorant apo e bëj vetë këtë?

Video/ Zjarri afër bazave ushtarake në Teheran, tym i zi observable pranë qytetit Parand.

Restauratorët artizanë të cilët ndihmuan nazistët, si dokumentet historike u përdorën për të ndihmuar në gjurmimin dhe vrasjen e hebrenjve.

AKTUALITET

by timoni.al
February 18, 2026
0

Policia britanike ka kërkuar dëshmitarë dhe informacion në lidhje me akuzat për “trafikim të qenieve njerëzore dhe sulme seksuale ndaj...

Read moreDetails
“Njeri i ndotur dhe i përçmuar”, Mateo diskuton me Rogertin: A je injorant apo e bëj vetë këtë?

“Njeri i ndotur dhe i përçmuar”, Mateo diskuton me Rogertin: A je injorant apo e bëj vetë këtë?

February 18, 2026
Video/ Zjarri afër bazave ushtarake në Teheran, tym i zi observable pranë qytetit Parand.

Video/ Zjarri afër bazave ushtarake në Teheran, tym i zi observable pranë qytetit Parand.

February 18, 2026
Restauratorët artizanë të cilët ndihmuan nazistët, si dokumentet historike u përdorën për të ndihmuar në gjurmimin dhe vrasjen e hebrenjve.

Restauratorët artizanë të cilët ndihmuan nazistët, si dokumentet historike u përdorën për të ndihmuar në gjurmimin dhe vrasjen e hebrenjve.

February 18, 2026
“Familja ime më ka mbështetur”/ Rogerti për Selinën: Kam shumë figura që preferoj t’i injoroj, është turp

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Akuzat për abuzim seksual ndaj një të mituri: Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve për të hetuar Epstein. Nëse dispononi dëshmi ose informacione...

Akuzat për abuzim seksual ndaj një të mituri: Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve për të hetuar Epstein. Nëse dispononi dëshmi ose informacione…

February 18, 2026
“Njeri i ndotur dhe i përçmuar”, Mateo diskuton me Rogertin: A je injorant apo e bëj vetë këtë?

“Njeri i ndotur dhe i përçmuar”, Mateo diskuton me Rogertin: A je injorant apo e bëj vetë këtë?

February 18, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al