Në foton e siguruar nga Syri tv dhe Syri.net është Besnik Pjetri nga fshati Troshan, autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme 29 gusht 2022 në Lezhë.
Ish-dhëndri i shtëpisë ka shkuar në banesën e familjarëve të ish-gruas dhe ka vrarë me armë zjarri babë e bir (ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij).
Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 23:00 të 29 gushtit në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.
“Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babë e bir, konkretisht ish-vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish-kunatin Genti Përjakun te banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar”, informoi policia pak para mesnatës.
Ai është babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.
Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të dhe familjen e saj.
Ai ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja në Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.