Moderatorja Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet sociale aty ku ndiqet nga më shumë se 1 milion njerëz.
Ajo aty zbulon detaje nga përditshmëria e saj dhe projektet, por llogarinë e saj e përdor edhe për denoncimin e rasteve si ky i fundit, ku zbuloi një video teksa një vajzë i mori telefonin një mikes së saj.
Bora ka publikuar videon, e cila e tregon gjestin nga larg. Moderatorja shpjegon se shoqja e saj i shkoi nga pas vajzës t’i kërkonte telefonin e saj por ajo e gënjeu duke i thënë se nuk e ka.
Përmes një postimi të gjatë Bora ka bërë thirrje publike për vajzën duke i kërkuar të kthejë telefonin ose do të ia publikojë fytyrën në rrjetet sociale.
















