Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 20:45 ndaj Andorrës në transfertë. Takim shumë i rëndësishëm për fatet e kuqezinjve në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Sylvinho prej ditësh ka zhvilluar përgatitjet me skuadrën për këtë përballje. Braziliani ka shuar çdo dilemë që kishte për mbrojtjen e sulmin dhe në këtë mënyrë ka vendosur për 11-shen titullare ndaj Andorrës.
Formacionet zyrtare:
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj. Trajner:Sylvinho
















