Monday, February 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Forbes” i bën elozhe rivierës shqiptare

Editor by Editor
July 16, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Forbes” i bën elozhe rivierës shqiptare
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur të njejtët destinacione pushimesh ideale: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdhenj se flota lokale e peshkimit dhe vlera e faturës së një dreke buzë detit mund të jetë e barabartë me financimin fillestar për ndërtimin e një vreshti diku në Ballkan.

Por u bë ca kohë që në darkat mes atyre që njohin mirë botën e udhëtimeve po pëshpëritet emri i një destinacioni të ri.

Ndonëse ata në fshehtësi urojnë që ti të mos ndjekësh këshillën e tyre duke e vizituar këtë destinacion, emri që ata lakojnë është i njejti: Shqipëria.

Po, Shqipëria.

E vendosur mes Greqisë dhe Malit të Zi, me vijë bregdetare që shtrihet përgjatë Detit Jon, Shqipëria për vite me radhë ka qenë anëtari i lënë mënjanë i Mesdheut.

E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur për një kohë të gjatë nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një pikë në hartën e Mesdheut.

Ja ku qëndron e veçanta e Shqipërisë, kësaj pjese të Mesdheut që pothuajse askush nuk e ka vënë re deri më tani, e që tani po jehon pikërisht për këtë arsye.

Në bregun jugor gjendet Riviera Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me gurë të vegjël që nuk të lejojnë të kuptosh nëse je në Greqi apo Itali. Vetëm atmosfera është ajo që bën diferencën. Nuk ka ende resorte masive apo beach club-e luksoze (ende jo mjaftueshëm), teksa çmimet janë shumë më të ulëta.

Në plazhin e Palasës, për shembull, tani gjendet Green Coast Hotel, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e MGallery Collection. Pamja është e thjeshtë dhe elegante, tonalitete të buta, dysheme guri, një spa e vogël, sesione yoga buzë detit. Akush nuk të ndalon të sodisësh nga parashuta pamjen e shkëmbinjve, sepse ky breg rrëfen më së miri kalimin e tij nga një vend sekret i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të rafinuar.

Imagjino, një ditë po pi një kafe të ftohtë në plazh në një tavolinë plastike, ditën tjetër po shijon një koktej në një bar të rafinuar hoteli, teksa dielli humbet pas shkëmbinjve.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për tani është ajo që mungon. Nuk ka mega-hotele.

Nuk ka turma që të shtyjnë, mbetet ende autentike. Rrugët nuk janë shumë të mira, autobusët vonohen, dhe ndonjëherë duhet ta marrësh me sportivitet kur planet nuk funksionojnë.

Por është gjithashtu bujare, me pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin të provosh rakinë e tyre të bërë vetë, edhe nëse mendon se nuk e përballon dot. Mund të ecësh në një plazh që duket si i dalë nga një revistë udhëtimesh dhe në fund të ditës të gjesh veten pothuajse vetëm ose me disa vendas që notojnë.

Megjithatë, ndryshimet po vijnë me shpejtësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Beach club- et po shfaqen tashmë në Rivierë dhe marka të mëdha hotelerie po fillojnë të shohin me interes këtë vijë bregdetare.

Kështu që, nëse je kurioz për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me ndikimin e qyteteve Otomane, maleve të egër dhe bregdetit që nuk është përpirë nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani. Sepse sa gjatë do të mbetet kështu? Kjo mbetet për t’u parë./Forbes

Previous Post

Bastet/ Ilir Proda, sa kushton heshtja jote?- Cili drejtues policie merr 50 mijë euro në muaj për të mos arrestuar çunat e Tom Doshit?

Next Post

Edi Rama emëron Arbjan Maznikun ‘kryebashkiak’ të Shqipërisë!

Next Post
Edi Rama emëron Arbjan Maznikun ‘kryebashkiak’ të Shqipërisë!

Edi Rama emëron Arbjan Maznikun ‘kryebashkiak’ të Shqipërisë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ceremonia për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, vajza e tij thotë: Të ishe e bija e tij do të thoshte të rriteshe mes fjalish të papërfunduara.

Ceremonia për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, vajza e tij thotë: Të ishe e bija e tij do të thoshte të rriteshe mes fjalish të papërfunduara.

February 2, 2026
Probleme të vazhdueshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët duhet të tregojnë kujdes.

Probleme të vazhdueshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët duhet të tregojnë kujdes.

February 2, 2026
Kapsolla për portierin e Cremoneses; autori, i cili ka humbur 3 gishta, do të arrestohet, masa edhe për Interin.

Kapsolla për portierin e Cremoneses; autori, i cili ka humbur 3 gishta, do të arrestohet, masa edhe për Interin.

February 2, 2026
“Çdo artist aspiron çmimin Grammy po aq sa Trump dëshiron Groenlandën”/ Moderatorin Trevor Noah ‘e kritikon’ Trumpin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet ashpër

KRYESORE

Ceremonia për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, vajza e tij thotë: Të ishe e bija e tij do të thoshte të rriteshe mes fjalish të papërfunduara.

by timoni.al
February 2, 2026
0

Në një mbrëmje homazh në Institut Français në Paris, Besiana Kadare përshkroi emocionuese jetën dhe veprën e babait të saj,...

Read moreDetails
Probleme të vazhdueshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët duhet të tregojnë kujdes.

Probleme të vazhdueshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët duhet të tregojnë kujdes.

February 2, 2026
Kapsolla për portierin e Cremoneses; autori, i cili ka humbur 3 gishta, do të arrestohet, masa edhe për Interin.

Kapsolla për portierin e Cremoneses; autori, i cili ka humbur 3 gishta, do të arrestohet, masa edhe për Interin.

February 2, 2026
“Çdo artist aspiron çmimin Grammy po aq sa Trump dëshiron Groenlandën”/ Moderatorin Trevor Noah ‘e kritikon’ Trumpin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet ashpër

“Çdo artist aspiron çmimin Grammy po aq sa Trump dëshiron Groenlandën”/ Moderatorin Trevor Noah ‘e kritikon’ Trumpin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet ashpër

February 2, 2026
Të papritura në Arabinë Saudite; Al Nassr reagon në heshtje në merkato, ndërsa Ronaldo i thotë jo ftesës për të luajtur.

Të papritura në Arabinë Saudite; Al Nassr reagon në heshtje në merkato, ndërsa Ronaldo i thotë jo ftesës për të luajtur.

February 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ceremonia për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, vajza e tij thotë: Të ishe e bija e tij do të thoshte të rriteshe mes fjalish të papërfunduara.

Ceremonia për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, vajza e tij thotë: Të ishe e bija e tij do të thoshte të rriteshe mes fjalish të papërfunduara.

February 2, 2026
Probleme të vazhdueshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët duhet të tregojnë kujdes.

Probleme të vazhdueshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët duhet të tregojnë kujdes.

February 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al