Monday, November 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën italiane!” Çështja “Veliaj”/ Dosja: Arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së Xoxës

Editor by Editor
July 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën italiane!” Çështja “Veliaj”/ Dosja: Arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së Xoxës
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa, sipas dosjes së SPAK, kishte kontroll të plotë në funksionimin e OJF-ve që nga momenti i aplikimit për projekte në institucione shtetërore e deri te lëshimi i faturave fiktive duke përdorur dhe emra të personave që nuk ishin pjesë.

Në dosje paraqitet rasti i italianit Domenico Chirici që rezulton të ishte kurator i një ekspozite tjetër, por emri i tij u përdor për të lëshuar një faturë për një event në të cilin nuk kishte marrë pjesë. Gjithashtu në dosje zbulohen dhe faturat fiktive për një projekt që kishin me ambasadën italiane, ndërsa arkëtimi u zgjidh nga Xoxa.

Driant Zeneli, i cili në letra kishte postin e drejtorit ekzekutiv të organizatës, nuk vepronte si i tillë. Xoxa kontrollon dhe organizatën “BYL- A” dhe, sipas dosjes, në një moment ajo u thotë vartësve se dy organizatat, “BYL-A” dhe “Harabel” do të prezantohen bashkë si organizata simotra me qëllim rritjen e raportit financiar vjetor.

Shumë të dhëna për hetuesit u zbardhën nga komunikimet e punonjëses së qendrës “Harabel” Ketrina Braho dhe financieres Adela Kondakçiu.

Pjesë nga dosja e SPAK dhe komunikimet:

Ndërsa flitet për një faturë për Ambasadën Italiane, Adela pyet nëse kanë fatura për ta. Ketrina Braho i përgjigjet se kanë mandatet që bëjnë vetë dhe se e duan ata për të rritur bilancin, duke i thënë në fund se është me Ajolën dhe se do ja shpjegojë të nesërmen nga afër. Pasi sqaron se ka patur pagesa që duheshin bërë urgjente, Ketrina Braho i thotë se ambasada i bie të paguajë sa ata (“Harabel”) rimbursim, sa ata dhe veç e veç, por Ajola do që t’ja kalojnë atyre (“Harabelit”). Kjo, për të dalë në fund të vitit që kanë menaxhuar shumë lekë si Harabel.

Pra, ky është qëllimi pavarësisht se këto fatura dalëse prodhohen fiktivisht, qëllimi është që në llogaritë e OJF-ve të mos mbesin shuma të hollash…. Madje në projektin me ambasadën italiane, arkëtimi i lekëve u zgjidh ‘falë ndërhyrjes së Ajolës e cila kishte dërguar një mesazh. Është kjo e fundit dhe që lajmëron Ketrinën se lekët kishin kaluar.

Adela: Obobo. Por ato të auditit nuk besoj t’i thonë gjë, por ato të KRK Po.

Ketrina: Do i bëj prapë, nuk kanë ca të bëjnë.

Adela: Mos përdorni më letra me kokë

Ketrina: Ok

Ajola njofton: Do aplikojmë tek ministria e Kuluturës.

E pyetur nga Adela për vlerën, Ketrina i përgjigjet 30% e 640 000 pra 192 000 lekë. Lihet të kuptohet se bëhet fjalë për këstin e parë të pagesës nga ministria e Kulturës. Për këtë qendra Harabel lëshon faturën përkatëse e cila dërgohet me screenshot nga Adela tek Ketrina.

Adela: Më thotë Ajola ti bëjmë një pagesë.

Kur Ketrina i thotë që po i  them Ajolës, Adela i thotë se duhet ta bëjë përshkrimin “Produkcion/ coordination curator for Spa: Reprocjet.

Fiktiviteti i faturave të lëshuara përsa i përket zërave në buxhet në raport me atë cfarë paguhet në realitet evidentohet dhe në një tjetër komunikim

Ketrina pyet: A është kjo ( Ky përshkrim) tek buxheti?
Se ok se e bëmë por mos e bëjmë kot

Adela i përgjigjet: Se në fakt coordinator sikur vumë Ajolën

Në këtë pikë Adela e pyet Ketrinën nëse shtetasi Italian është në të vërtetë pjesë e projektit apo jo

Ketrina i përgjigjet shkurt: Jo. Se kjo gjë nuk ekziston.

Se nuk mund të jetë edhe production dhe coordination, ose curator.

Përshkrime të cilat ishin të referuara nga Ajola për Adelën por të treja këto nuk kanë shanse, vijon Ketrina.

Adela vijon duke i thënë: Ta bëje dicka të përgjithshme invoicen, ta bëjë vetëm curator

Në përgjigje Ketrina Braho e thotë qartë se ky shtetas nuk ka fare lidhje me projektin Spa:re.

Por Adela vazhdon duke thënë: dhe përshkrimin e pagesës ia bëj unë, si duam ne pastaj.

Ketrina i përgjigjet: Tani, nëse do e bëjmë për projektin, deklarimin hajde ta gjejmë tamam ca duhet.. Pra, të duhet invoice(fature)  si curator

Por, Adela i përgjigjet se nuk ka më zëra projekti për të paguar nga Harabel.

Në fakt fatura më në fund lëshohet nga shtetasi Domenico de Chirico për shumën për të cilën foli Adela në komunikimet më lart. Bëhet fjalë për 1.000 euro dhe përshkrimi është pikërisht ai që i sugjerohet nga Adela dhe Ketrina. Pra, si Kurator i ekspozitës personale “Rear- vieë mirror” të Idlir Kokës.

"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën
"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën
"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën
"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën

Erion Veliaj dhe SPAK 

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Ajola Xoxa dhe SPAK

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

Previous Post

Kushërira e Adriatikut humb vendin në Kuvend/ KAS rrëzon KQZ-në, mandati i deputetes i kalon tezes së Lapajt

Next Post

Me 200 km/h/ Shoferi i fuoristradës në krah të kundërt, u përplas kokë më kokë me furgonin, çifti i bashkëshortëve të vdekur ishte nisur për të shitur peshk!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qiratë kontribuojnë në rritjen e inflacionit, duke arritur në 2.3% në tetor; ndikim i shtuar nga çmimet e ushqimeve.

Qiratë kontribuojnë në rritjen e inflacionit, duke arritur në 2.3% në tetor; ndikim i shtuar nga çmimet e ushqimeve.

November 10, 2025
“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

November 10, 2025
Besimi në ekip po prevalon në rënie: tifozët fillojnë fushatën #conteout në rrjetet sociale

Besimi në ekip po prevalon në rënie: tifozët fillojnë fushatën #conteout në rrjetet sociale

November 10, 2025
Liverpooli kërkon zyrtarisht sqarime nga sektori i gjykimit të Premier League për golin e anuluar të Van Dijk.

Lajmi Fundit

Qiratë kontribuojnë në rritjen e inflacionit, duke arritur në 2.3% në tetor; ndikim i shtuar nga çmimet e ushqimeve.

by timoni.al
November 10, 2025
0

Inflacioni ka pësuar një rritje të lehtë në tetor, duke arritur normën 2.3%, nga 1.9% në të njëjtën periudhë të...

Read moreDetails
“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

November 10, 2025
Besimi në ekip po prevalon në rënie: tifozët fillojnë fushatën #conteout në rrjetet sociale

Besimi në ekip po prevalon në rënie: tifozët fillojnë fushatën #conteout në rrjetet sociale

November 10, 2025
Liverpooli kërkon zyrtarisht sqarime nga sektori i gjykimit të Premier League për golin e anuluar të Van Dijk.

Liverpooli kërkon zyrtarisht sqarime nga sektori i gjykimit të Premier League për golin e anuluar të Van Dijk.

November 10, 2025
Skandali i basteve në Turqi vazhdon: Më shumë se 1000 lojtarë të përfshirë, përfshirë edhe një shok të skuadrës së Muçit (Lista)

Skandali i basteve në Turqi vazhdon: Më shumë se 1000 lojtarë të përfshirë, përfshirë edhe një shok të skuadrës së Muçit (Lista)

November 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qiratë kontribuojnë në rritjen e inflacionit, duke arritur në 2.3% në tetor; ndikim i shtuar nga çmimet e ushqimeve.

Qiratë kontribuojnë në rritjen e inflacionit, duke arritur në 2.3% në tetor; ndikim i shtuar nga çmimet e ushqimeve.

November 10, 2025
“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

November 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al