Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Poçemit. Sipas informacionit të para, automjeti ishte në lëvizje kur shpërtheu zjarri, duke e shkrumbuar plotësisht.
Dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar për shkak të një defekti në automjet. Pamjet e shpërndara tregojnë makinë të shkrumbuar nga flakët.