Sunday, November 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Fjetëm bashkë, pas 7 gushtit s’di gjë”, flet vajza VIP e Ervis Martinajt

Editor by Editor
September 21, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Fjetëm bashkë, pas 7 gushtit s’di gjë”, flet vajza VIP e Ervis Martinajt
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Orë të tëra filmime zbardhën ndërkohë të gjithë dinamikën e lëvizjeve të Ervis Martinajt në arrati, por edhe të personazheve që e shoqëronin.

Një personazh që padyshim do ta kishte të vështirë të lëvizte dhe t’i ruhej armiqve të shumtë pa ndihmën e miqve të tij. Këtë herë, edhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Efektivë policie të inkriminuar të cilët i kishin shërbyer me besnikëri, edhe kundrejt pagesave të majme me të cilat Ervis Martinaj, i doroviste kohë pas kohe.

I tillë do të ishte edhe zbulimi i Jeton Lamit.

Agjenti i Forcave Operacionale, i cili thuhet se shoqëroi, ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn, gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim nga policia.

Agjenti që bënte një rol të dyfishtë, por që u zbulua në praninë e Ervis Martinaj dhe të një vajze të re, teksa hynin në një hotel në Durrës, natën e 5 gushtit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ‘Në shënjestër’, Ervis Martinaj shfaqet në kamera në praninë e oficerit të Operacionales më datë 5 gusht në orën 21:15 të mbrëmjes në një nga hotelet e njohura në zonën e bregdetit.

Bashkë me Martinajn, në pamje vihet re edhe një vajzë e njohur e ekranit e cila e shoqëron përgjatë gjithë kohës. Vajza që më pas u konfirmua se ishte një figurë publike, fituese në një nga ekspozetë më të mirënjohura të bukurisë në Shqipëri.

Siç do të tregojnë edhe më tej filmimet e kamerave të sigurisë në hotel, fillimisht, gjatë kësaj kohe oficeri Lami, hyn në hotel dhe rezervon një dhomë me emrin e tij, ku lë dhe numrin personal të telefonit.

Pas këtij momenti, oficeri i policisë, largohet nga hoteli dhe kthehet aty të nesërmen, ku dallohet teksa merr me makinë Martinajn dhe vajzën që e shoqëronte.

Zbulime që do të çonin grupin hetues në një tjetër rrjedhë ngjarjesh, të cilat përmbysnin njëra-tjetrën.

Mikesha e Martinajt

“Hera e fundit që jemi takuar ishte mbrëmja e datës 5 gusht, ku kemi shkuar në një hotel në Durrës. Atë mbrëmje kemi qëndruar ne hotel dhe jemi larguar të nesërmen. Edhe në dy ditët në vazhdim, pra deri më datë 7 gusht kam pasur kontakte me të. Më pas kemi shkëputur çdo komunikim. Me Ervisin jam njohur në fillim të vitit 2022. Nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur më të dhe për cilat arsye”.

Data 7 gusht duket se ka qenë edhe kontakti i fundit i Ervis Martinajt me vajzën që shoqërohej.

Ndërkohë që familjarët e Martinajt, japin datën 9 gusht në mbrëmje, si kontaktin e tyre të fundit me të afërmin e raportuar të zhdukur.

Por ndërsa grupi hetues kishte në duar prova të reja mbi fatin e Martinaj, paralelisht nisi punën edhe për ngushtimin e darës së rrethit miqësor me të cilin personazhi më i shumëkërkuar i momentit ishte parë të lëvizte së fundmi.

I pari që u ndalua ishte agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami.

Personi i fundit që u pa në të gjallë me Ervis Martinaj, disa ditë para se ky i fundit të raportohej i zhdukur. Jeton Lami u arrestua më 23 gusht 2022. Atij iu vendosën prangat në zyrën e shefit të tij.

Në fillim ai u pyet për lëvizjet e fundit që kishte bërë dhe ndër të tjera nëse kishte qenë në Durrës, gjatë muajit të fundit.

Lami pranoi se kishte qenë në këtë qytet me familjarë të tij, por mohoi të ishte shoqëruar me persona të shpallur në kërkim nga policia.

Po kështu ai iu përgjigj në mënyrë mohuese pyetjes, nëse kishte pasur kontakte me Ervis Martinaj.

Është ky momenti, kur agjentit të operacionales iu vu në dispozicion një video, ku ai shfaqet brenda një hoteli në qytetin e Durrësit, në praninë e të shumëkërkuarit nga Prokuroria e Posaçme, ne kuadër të Operacionit ‘Plumbi i Artë’.

DOSJA HETIMORE

“Policia ka bërë këqyrjen e pamjeve filmike të hotelit në Durrës ku rezulton se në datat 5 dhe 6 Gusht 2022 në këtë hotel ka qenë Ervis Martinaj i cili shoqërohet nga shtetasi Jeton Lami dhe një e njohur e tij. Jeton Lami në ambientet e këtij hoteli rezervon dhomën për shtetasit Ervis Martinaj dhe të njohurën e tij. Ashtu siç e theksuam edhe më herët, ajo që do ta fundoste dëshminë e efektivit Jeton Lami, do të ishin pamjet filmike të hotelit ku shfaqej në praninë e Ervis Martinaj”.

Teksa Jeton Lami, ndodhet pas hekurave të qelisë, ky i fundit nuk ka pranuar të flasë më shumë për ditët e fundit të kaluara me Ervis Martinaj.

DOSJA HETIMORE

“Nga veprimet e kryera vlerësojmë se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Jeton Lami me funksion N/Specialist në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale për Hetimin dhe Kërkimin, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Jeton Lami ka vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, për kapjen e personit në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti mbi bazën e vendimit të Gjykatës.

Lami ka kontaktuar fizikisht personin në kërkim ndërkombëtar Ervis Martinaj, nuk ka marrë asnjë masë për kapjen e tij dhe nuk ka vënë në dijeni eprorët e tij për këtë fakt, madje e ka shoqëruar, ka qëndruar me të, e ka ndihmuar të strehohet në hotel etj”.

Por ndërsa grupi hetimor kërkon të gjejë shtigje të reja drejt zbardhjes të së vërtetës për zhdukjen e Ervis Martinaj, duket se humbja e tij pa gjurmë, është e mbuluar nga një tis mjegulle që vazhdon të qëndrojë pezull mbi ngjarjen.

Ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij., një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe. /BW/

Previous Post

U hodh nga ura, zbulohet arsyeja e vetëvrasjes së shqiptarit në Britani, kishte frikë refuzimin e vizës

Next Post

Si u bë Martinaj “mbreti i bixhozit?” Transfertat në emër të të afërmve dhe blerja e “Porsche Cajene” 137 mijë euro nga tezja invalide, çfarë zbuloi hetimi

Next Post
Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e Ervis Martinajt

Si u bë Martinaj “mbreti i bixhozit?” Transfertat në emër të të afërmve dhe blerja e “Porsche Cajene” 137 mijë euro nga tezja invalide, çfarë zbuloi hetimi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tiranë: Prokuroria është duke çuar për gjykim çështjen penale ndaj një 74-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e të birit me thikë.

Tiranë: Prokuroria është duke çuar për gjykim çështjen penale ndaj një 74-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e të birit me thikë.

November 16, 2025
“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

November 16, 2025
Protestë në Strasburg për liderët e UÇK: Po qëndrojnë në Hagë pa të drejtë!

Protestë në Strasburg për liderët e UÇK: Po qëndrojnë në Hagë pa të drejtë!

November 16, 2025
EMRAT/ Tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi t’i paguajë “gjobën” 500 mijë euro, arrestohen 3 të rinjë! Mes tyre dhe ish-oficeri Jeton Lami

KRYESORE

Tiranë: Prokuroria është duke çuar për gjykim çështjen penale ndaj një 74-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e të birit me thikë.

by timoni.al
November 16, 2025
0

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim rastin e vrasjes së 37-vjeçarit Asim Gjoni, i cili u vra nga babai...

Read moreDetails
“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

November 16, 2025
Protestë në Strasburg për liderët e UÇK: Po qëndrojnë në Hagë pa të drejtë!

Protestë në Strasburg për liderët e UÇK: Po qëndrojnë në Hagë pa të drejtë!

November 16, 2025
EMRAT/ Tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi t’i paguajë “gjobën” 500 mijë euro, arrestohen 3 të rinjë! Mes tyre dhe ish-oficeri Jeton Lami

EMRAT/ Tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi t’i paguajë “gjobën” 500 mijë euro, arrestohen 3 të rinjë! Mes tyre dhe ish-oficeri Jeton Lami

November 16, 2025
“Paga minimale duhet të jetë mbi 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Të gjitha pengesat u tejkaluan me mbylljen e grupkapitujve.

“Pagat të mos jenë më të ulta se 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Shtyjmë përpara duke hapur grupkapitujt pas tejkalimit të pengesave.

November 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tiranë: Prokuroria është duke çuar për gjykim çështjen penale ndaj një 74-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e të birit me thikë.

Tiranë: Prokuroria është duke çuar për gjykim çështjen penale ndaj një 74-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e të birit me thikë.

November 16, 2025
“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

“Po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr”/ Rama tregon historinë me gjyshen: Do takosh shumë njerëz në jetë, por…

November 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al