Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Firma kryen punime jo cilësore në banesat e tërmetit, u dorëzon familjeve në Rrogozhinë shtëpitë pa dyer dhe pa dritare

Editor by Editor
October 5, 2022
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
Firma kryen punime jo cilësore në banesat e tërmetit, u dorëzon familjeve në Rrogozhinë shtëpitë pa dyer dhe pa dritare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shumë familje në qytetin e Rrogozhinës, nga ku u vendos rindërtimi i 102 banesave në këtë qytet me fonde të qeverisë.

Aktualisht, bashkia e Rrogozhinës nuk ka marrë në dorëzim asnjë prej këtyre banesave, ndërkohë që banorët e dëmtuar kanë marrë në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja dhe kanë filluar të jetojnë në to. 32 banesa të ndërtuara janë të papërfunduara, nuk kanë as dyer e dritare, kanë filluar plasaritjet e mureve.

Kompania që fitoi tenderin për rindërtimin e 102 banesave individual në qytetin e Rrogozhinës, është Gjikuria.

Qerim Biçaku banor lagjes nr 1 në qytetin e Rrogozhinës ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi si një përfitues i projektit të rindërtimit si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të nëntorit 2019 ka shqetësime në lidhje me cilësinë e punimeve të kryera në objektin e ri. Plus kësaj, ai ankohet edhe për moskalimin e bonusit të qirasë prej 2 muajsh. Qerimi Tregon për kameran e “Fiks Fare” se trajtohej me një bonus 149 mijë lekë të vjetra dhe se që prej muajit qershor e ka të pamundur tërheqjen e tij.

Ai tregon se është ndjerë i detyruar të dilte nga shtëpia që kishte marrë me qira në qytetin e Durrësit, pasi nuk kishte mundur ta paguante atë. Qytetari tregon se 2 muaj më parë punonjësit e kompanisë së ndërtimit të banesës së re kishin lënë çelësin e shtëpisë tek një fqinj. Me pretendimin se banesa ishte e përfunduar. Fqinji njofton Qerimin që çelësi i apartamentit ishte tek ai. Kështu Qerimi së bashku me familjen u kthye në shtëpinë e tij dhe pa që shtëpia ishe pa dyer dhe dritare të brendshme po ashtu dhe cilësia e punimeve linte për të dëshiruar.

I gjendur në këto kushte ai ju drejtua bashkisë së qytetit për të marrë një informacion mbi kalimin e bonusit dhe gjendjes së shtëpisë, por nuk mori asnjë përgjigje. Duke qenë se e kishte të pamundur pagimin e një shtëpie me qira, hapësirat në mure që kishte lënë firma ndërtuese mundohet t’i zërë me plasmas. Por Qerimi nuk është i vetmi, firma ndërtuese në të njëjtën gjendje ka dorëzuar edhe disa shtëpi të tjera në po të njëjtën lagje, pra pa dyer e pa drita me mure e kolona të krisura.

Një prej banorëve denoncues kërkon të kontaktojë inxhinierin zbatues të firmës së kontraktuar, “Gjikuria” për ta pyetur se përse po vonohet procesi i vënies së dyerve dhe dritareve. Inxhinieri për këtë gjë fajëson shtetin i cili nuk ka kaluar fondet. Edhe Fiksi kontaktoi me inxhinierin i cili pohoi se “shtëpitë janë në përfundim totalisht, na ka ngel dhe një 5% punë pa mbaruar. Flasim për ndonjë banesë që nuk i kemi vendos akoma dritaret edhe kaq edhe ndonjë banesë që nuk kemi vendos dyert e brendshme. Të tjerat janë të përfunduara që të gjitha”. Ai tregon për Fiksin se pjesë e projektit kanë qenë 102 banesa nga të cilat 70 prej tyre me banorë brenda.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë kaluar këto banesa procesit të kolaudimit ai u shpreh se i kanë kaluar, por që nuk mund të përgjigjej se nga kush është kolauduar. Për pjesën e dorëzimit të banesave, inxhinieri tha se duke qenë se këto banesa janë private dhe jo kolektive nuk mund të siguronin 102 roje për secilën banesë, dhe të ndodhur në këto kushte kanë dorëzuar çelësin tek banorët përfitues për t’u kujdesur për sigurinë e shtëpive.

Në lidhje me dhënien e bonusit të qirasë gazetarët u interesuan në Bashkinë Rrogozhinë. Kryetari i kësaj bashkie Edison Memolla u shpreh se qytetari nuk është dashur të futej në shtëpi, pasi është përfitues i bonusit. Në lidhje me vonesën e bonusit ai u shpreh se ky është një fond që kalon përmes qeverisë dhe se bashkia nuk ka fonde për t’i mbuluar vetë. Por ai u zotua se lekët do të kalonin menjëherë pas interesimit të Fiksit./ Fiks Fare

Previous Post

Blloqe të mbushura me % interesash të papërballueshme/ Si u zbulua fajdexhiu i Niklës Ylli Çangu, po falimentojnë me qindra biznese

Next Post

E rëndë në Tiranë, gjendet i mbytur një i ri në liqenin e Farkës

Next Post
E rëndë në Tiranë, gjendet i mbytur një i ri në liqenin e Farkës

E rëndë në Tiranë, gjendet i mbytur një i ri në liqenin e Farkës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

LAJME

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

by timoni.al
December 16, 2025
0

Big Brother VIP Albania 5 nis këtë të shtunë në orën 21:15, duke sjellë një spektakël që ka tërhequr vëmendjen...

Read moreDetails
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

December 16, 2025
James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al