Një qytetare nga Tirana, Rudina Bylyku, ka denoncuar një rast të pazakontë që i ka kushtuar familjes humbjen e rreth 100 metrave katrorë pronë të cilat rezultojnë të “zhdukura” në dokumentacionin zyrtar. Ajo tregon se problemi filloi pas shitjes së pronave ngjitur me atë të gjyshit të saj tek një person i tretë, i cili kërkoi bashkimin e dy pronave, por pa e realizuar këtë administrativisht, iu drejtua gjykatës.
Gjykata emëroi një ekspert topograf për të përcaktuar kufijtë e pronave, por gjatë procesit ndodhi një problem në aktin e ekspertimit. Ndërsa eksperti e njeh pronarin Ganiu si kufitar në lindje, skica shoqëruese nuk pasqyronte fare pronën e tij. Ky kontrast, sipas Bylykut, çoi në atë që institucioni i kadastrës nuk e njohu më pronën, duke e kaluar atë në emër të blerësit të pronave kufitare.
Rudina shprehet se ka kaluar 10 vite në ndjekje të zgjidhjes pa rezultat, duke hasur pengesa dhe përgjigje të paqarta nga institucionet. Gjatë përballjes me ekspertin, ai fillimisht e cilëson problemin si një “lapsus”, por më pas mohon të mbajë mend detajet e rastit dhe dokumentacionin përkatës. Ai gjithashtu hedh një defensë mbi institucionin e hipotekës për pranuar dokumentin.
Për më tepër, bashkëshortja e ekspertit, një avokate, pranon se mund të ketë pasur një gabim në aktin e ekspertimit, por shtron pyetje mbi mënyrën e pranuar të dokumentit nga institucionet. Ajo sugjeron që Rudina të riaplikojë për të sqaruar situatën. Në një takim të dytë, eksperti mohon të ketë bërë ndonjë gabim, ndërsa bashkëshortja e tij kërkon që çështja të mbetet e mbyllur mediatikisht, duke thënë se duhet ta zgjidhin privat.
Dyshimi mbi saktësinë e ekspertizave të këtij lloji dhe përgjegjësinë e institucioneve të përfshira mbetet një problem serioz, ndërsa Rudina vazhdon kërkesën e saj për rikthimin e pronës edhe pas një dekade.















