Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja

Editor by Editor
January 20, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi dje (18.01.) i buxhetit të shtetit, nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut i dha fund krizës buxhetore në Gjermani. Tani është vetëm hap formal miratimi i buxhetit nga i gjithë Bundestagu Gjerman, më e vonta në fillim të shkurtit. Buxheti i ri i shtetit ka një vëllim 476,8 miliardë euro. Borxhet e reja kufizohen në 39 miliardë euro, shumë që respekton frenën kushtetuese të borxhit (0,35% e PBB).

Kompromisi i djeshëm lehtëson planifikimet e kompanive për vitin e ri. Me të, Gjermania lë pas vetes një krizë të shkaktuar nga mosrespektimi i kushtetutës. Pasi kriza buxhetore gjermane nuk u shkaktua, sepse qeverisë gjermane i mungonin vërtet paratë. Por sepse qeveria i kishte bërë planet fillestare buxhetore për këtë vit mbështetur në para, që nuk lejohej t’i përdorte: në kredi të marra për pandeminë e Covid-19, të cilat nuk qenë shfrytëzuar.

Konsumatorët i presin çmime më të larta

Por në 15 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese Gjermane gjykoi se ndryshimi i destinacionit të kredive ishte antikushtetues. Kjo e tronditi qeverinë tripartiake dhe Gjermaninë. Për buxhetin e 2024-ës tani mungonin 17 miliardë euro, të paracaktuara (e të premtuara) nga tri partitë për objektiva përkatëse kombëtare.

Buxheti i ri parashikon disa masa financiare që pritet të sjellin më shumë para në arkën e shtetit. Konsumatorët i presin ndër të tjera çmime më të larta për biletat e avionit, ku do të rritet taksa. Si dhe çmime më të larta për ngrohjen, për gazin dhe karburantin, pasi do të rritet çmimi i dioksidit të karbonit.

Protesta të reja të fermerëve në prag

Por disa organizata fermerësh janë shprehur të zhgënjyer nga buxheti i miratuar në Komisionin parlamentar të Buxhetit. “Fermerët tanë janë të zhgënjyer që nuk janë dëgjuar” deklaroi presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Joachim Rukwied,  dhe paralajmëroi protesta të reja “përsëri nga java tjetër”.

Fermerët janë të pakënaqur, sepse me buxhetin e ri qeveria iu përmbajt shkurtimeve të subvencioneve edhe për ta, megjithë kërkesat e fermerëve për t’i tërhequr krejt shkurtimet. Ata duan që qeveria të lërë gjithçka si deri tani dhe t’u kthejë fshatarëve 21,48 cent për litër naftë.

Si kontekst: pas vendimit të Kushtetueses dhe vështirësive buxhetore pasuese të krijuara, qeveria gjermane tha se do të vendosë një taksë për automjetet bujqësore. Më tej ajo vendosi t’i japë fund lehtësimit tatimor për naftën bujqësore. Kjo shkaktoi protesta të fermerëve në mes të dhjetorit.

Fermerët bllokuan me traktorë, akset kryesore rrugore të disa qyteteve gjermane dhe të Berlinit. Qeveria hoqi dorë atëherë nga taksa për automjetet bujqësore, dhe e zbuti masën e dytë. Berlini vendosi që lehtësimi tatimor aktual për naftën bujqësore të mos eleminohet menjëherë, por gradualisht, deri në vitin 2026.

Por zbutja e masës nuk i zbuti aspak fermerët. Në 8 janar ata shpallën një “javë veprimi”. Mijëra fermerë bllokuan me traktorë autostradat dhe mbajtën manifestime në të gjithë Gjermaninë. Në manifestimin më të madh, në Berlin, morën pjesë sipas policisë, 8500 vetë, ndërsa sipas organizatorëve 30.000 vetë.

Paralelizmat me protestat e jelekverdhëve në Francë

E përbashkëta me protestat e jelekverdhëve në Francë është se shkëndijën për nisjen e protestave e dha vetëm një masë e qeverisë: taksa mbi naftën e automjeteve bujqësore. Edhe në Gjermani, në rrugë, fermerët gjermanë i nxorri shpallja e heqjes së subvencioneve për naftën bujqësore.

Por situata në Gjermani dallohet nga situata e viteve 2018/2019 në Francë. Protestat në Francë drejtoheshin kundër mungesës së një programi të përgjithshëm social, për të shoqëruar tatimet e reja. Si dhe kundër dështimit të qeverive të mëparshme franceze, për të luftuar pabarazinë sociale në rritje në vend.

Në Gjermani, deri tani, nuk ka kërkesa të përgjithshme, që të përfshijnë shumë sektorë. Kërkesa që t‘i vënë pikëpyetje të gjithë modelit social të Gjermanisë. Megjithatë: mundësia që kërkesat e protestuesve të zgjerohen, ekziston.

Protestuesit thanë se kanë dalë në rrugë jo vetëm kundër taksës për naftën e automjeteve bujqësore. Por edhe për shkak të “gjithnjë e më shumë rregullave dhe kushtëzimeve”, prej të cilave vuajnë prej vitesh. Ankohen se duhet të kalojnë tepër shumë kohë me mbushjen e formularëve.

Gjendja aktuale e fermerëve: shumë e mire

Është fakt interesant se situata ekonomike e fermerëve gjermanë aktualisht është shumë e mirë, sipas informacioneve të tyre. Sipas të dhënave të DW, fermerët kanë përfituar shumë nga rritja e çmimeve të ushqimeve në Gjermani. Revista e sektorit bujqësor, “agrarheute”, shkruan për “fitime rekord” në vitin financiar 2022/23.  Shoqata Gjermane e Fermerëve theksoi vetëm pak kohë më parë se rezultatet e fermave janë në nivelet më të larta historike. Në raportin vjetor, të Shoqatës së Fermerëve shkruhet se “pas shumë vitesh dobësi, situata ekonomike e fermave është përmirësuar ndjeshëm në dy vitet e fundit”.

Por fermerët gjermanë kanë shqetësimin e së ardhmes. Ata ndihen nën presion: nga  vështirësia për të konkurruar me produkte të vendeve të tjera evropiane dhe me shtete të tjera. Megjithë subvencionimin e madh nga shteti gjerman.

Mbështetja për protestat e fermerëve në popull

Tërheq më tej vëmendjen fakti se 81 përqind e gjermanëve tregojnë mirëkuptim për protestat e fermerëve. Kjo rezultoi në një sondazh të fundit të Institutit Demoskopik Forsa. Një shpjegim për këtë mbështetje duhet kërkuar jo te gjendja aktuale e vështirë e fermerëve. Por te mbështetja e frikës për të ardhmen nga shumë gjermanë, e një frike për atë që mund t’i presë gjermanët në të ardhmen. Mirëkuptimi për fermerët është i madh te zgjedhësit e të gjitha partive. Por kryesojnë me 98 përqind mirëkuptim zgjedhësit e partisë ultra të djathtë AfD.

Qëndrimi i qeverisë ndaj situatës  

Kur Gjermaninë e kërcënonte vjet një dimër i ftohtë, për shkak të ndërprerjes së gazit rus, qeveria miratoi një paketë subvencionuese prej 200 miliardë eurosh. Tani mundësitë janë më të kufizuara. Grupet parlamentare të partive në pushtet, SPD, të Gjelbrit dhe FDP vendosën dje (18.01.) një mocion për rezolutë, me të cilën deri në pushimet e verës do të miratohet një paketë masash lehtësuese për fermerët. Por fermerët i shohin me skepticizëm këto hapa.

E rëndësishme për reagimin do të jetë se a do të zgjerohen protestat dhe se kush do të bashkohet me fermerët. Kancelari Olaf Scholz ka paralajmëruar që fermerët të ruhen nga depërtimi i ekstremistëve në radhët e tyre. Mjaft ekstremistë të djathtë kanë qenë pjesë e protestave të fundit. Kjo u vu re në pankarta kërcënuese për anëtarët e qeverisë dhe në mbajtjen e simboleve si litari. Protestues të zemëruar bllokuan një traget me ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, akt që u dënua nga establishmenti politik.

Fermerët thonë në deklarata se nuk kanë të përbashkëta me ekstremistët. Ata thonë se për ndryshimet e qeverive në Gjermani ata mbështesin rrugën e zgjedhjeve.

Po edhe nëse duket se në Gjermani po tronditet modeli ekzistues thuajse perfekt i demokracisë konsensuale: Gjermania ka stabilitet të përgjithshëm, megjithë një situatë në zhvillim. /DW

Previous Post

Situata e reshjeve të borës, policia apel drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe ruani distancën nga njëra-tjetra

Next Post

Shoferi i taksisë humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Korçë-Bilisht

Next Post
Shoferi i taksisë humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Korçë-Bilisht

Shoferi i taksisë humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Korçë-Bilisht

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

AKTUALITET

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

by Editor
June 14, 2025
0

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit...

Read moreDetails
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

June 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al