Tre plumba i kanë marrë jetën 49 vjeçarit Pëllumb Meta pasditen e 10 shkurtit brenda në një dhomë në banesën e tij në Shënvlash të Durrësit.
Në dosjen që policia i referoi prokurorisë së Durrësit, “zbulohen se nga kqyrja e kufomës janë vërejtur 3 plagë tejshpuese me armë zjarri. Një në pjesën e kokës, poshtë veshit, dhe dy në pjesën e gjoksit dhe tek barku”.
Për këtë krimi të rëndë policia ka arrestuar djalin Hysen dhe Hygerta Meta, fëmijët e viktimës, përkatësisht (25 -19 vjeç) ndërsa djali tjetër Amarildo akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e kufomës. Ata sot kanë dalë para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë, shkruan report.
Zhdukja nuk ishte e rastësishme
Djali Hysen Meta kishte bërë denoncimin për zhdukjen e të atit më 13 shkurt, më 18 shkurt, pra në ditë pasi makina ishte gjetur në sektorin Rinia thuhet se policia kishte informacione policore “që familjarët e viktimës kishin kryer veprime për zhdukjen e viktimës dhe legjendimin e saj si largim nga banesa“.
Kamerat verifikuan dyshimin e policisë se nuk kishim të bënim me një largim të zakonshëm duke dhënë kështu dhe indicien e parë që do të çonte më pas dhe në zbulimin e krimit makabër.
Pasi kanë verifikuar kamerat kanë mësuar se fëmijët kanë nxjerrë makinën e të atit nga banesa rreth orës 04:15 minuta. 3 minuta më pas kanë vënë re se nga ajo ka dalë një makinë tjetër.
Të dyja makinat janë nisur drejt sektorit Rinia. Pasi kalojnë të dy mjetet, Citroeni (Makina e viktimës) nuk konstatohet në kthim por pas rreth 6 minutash vërehet mjeti audi (Makina tjetër) në orën 04:34 që të kthehet dhe lëviz në drejtim të sektorit, Rinia – Shënvlash.
Dëshmia e parë/ Tre fëmijët dhe mamaja tregojnë të njëjtin version
Referuar dyshimeve të arsyeshme, policia ka thirrur në ambientet e policisë së Durrësit më 22 shkurt fëmijët, Hysen Meta, Amarildo Meta, Blerina Meta, dhe Hygerta Meta. Fillimisht ata janë ballafaquar me provat e mbledhura.
Fillimisht është bërë e mundur që Hygerta vajza 19 vjeçare të pranonte fajësinë, duke deklaruar që babain e kishte vrarë ajo, e kishte groposur tek kasollja afër banesës. Mjetin e kishte derguar ajo ne Sektor Rinia, armën e kishte hedhur ne nje zone kenetore afer bregut te detit.
“Keto veprime fillimisht u konfirmuan dhe nga familjaret e tjere te cilet ne fakt deklaronin që dijenine per kete gje e kishin marre vetem me date 22.02.2024 mbasdite”
Gërmimet në kasollen e lopës
Më pas shkuarja në vendin ku u u deklarua se ndodhej kufoma Pellumb Meta.
“Pikërisht në zonën ku tregonte deklaruesja Hygerta Meta, që ndodhej në oborrin e banesës në një distancë rreth 20 m nga cepi i banesës ana jugore, ndodhej kasollja e bagëtive, ku filloi gërmimi dhe pasi u arrit në një thellësi 110 cm, u vërejt që në këtë gropë të hapur gjendej kufoma e një shtetasi i mbështjellë fillimisht me një plasmas të zi, e më pas me çarcafe. Kufoma u nxorr dhe u konstatua fakti që ajo ishte kufomë njeriu, i identifikuar si Pëllumb Meta, kufomë e cila kishte filluar dhe dekompozimin. Kufoma për shkak te gjendjes që ndodhej nuk u hap, por u dërgua në morgun e spitalit rajonal Durrës”
Më pas u mor sërish në pyetje Hygerta e cila ka thënë se e vrasjen e kishte kryer me pistoletë TT që babai e mbante pa leje.
“Motivi ka qenë për shkak të problemeve që ai ju krijonte herë pas here si dhe që ai kohët e fundit donte ta fejonte atë me një shtetas të panjohur për të. Ajo nuk pranonte fejesën pasi ishte në shkollë dhe donte të përfundonte shkollën, por babai e kishte vënë nën presion dhe donte ti dilte fjala e tij.
Fillimisht ky deklarim mbështetej dhe nga deklaruesit Hysen Meta, Amarildo Meta, Blerina Meta.
Ku u gjet predha?
Predha e armës model 54 kaliber 7.62 mm, u gjet në sirtari e një divani që ndodhej në sallonin e katit të dytë.