GREQI- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Gjithashtu kunata e autorit të krimit ka thënë për mediat greke se ky është një moment shumë i vështirë për ta dhe ende nuk u kanë treguar fëmijëve që i ati u ka vrarë nënën e tyre. Konkretisht dy djemtë e mitur të çiftit Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre nuk jeton më.
“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë, nuk e dinim. Kur pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka ikur nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, u shpreh kunata e 39-vjeçarit nga Fieri.
Po ashtu bëhet e ditur se gruaja e vëllait të autorit të krimit, ishte ajo që mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar 28 Nëntor pa e ditur arsyen. Gjithashtu dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.