Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin, fshati po “vdes”

Editor by Editor
July 16, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Fatura që po shteron qumështin, fshati po “vdes”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Esmeralda Topi-Faktoje.al
Nebiu
* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumëngjyrëshe. Ka vetëm bidonë të mbushur mequmështin e pesë lopëve, që rrit me mund. Një rutinë që nuk i kishte ndryshuar prej vitesh: ndalej te dyqani i Valit, në një lagje të kryeqytetit, linte qumështin për klientët e tij besnikë dhe kthehej në shtëpi me ca para që i siguronin jetesën. Kjo, deri këtë të hënë.

Vali, pronarja e dyqanit, nuk i’a pranon më qumështin.

“Më kërkojnë faturë. S’dua të kem punë me tatimet,” i tha ajo shkurt Nebiut. Dhe ky nuk është një rast i izoluar.

Në fshatin Baldushk, Agroni* mban një tufë dhish. Prej kohësh qumështin e çonte te një agroturizëm që e kthente në djathë. “Tani më thanë duhet faturë,” rrëfen ai. Veterinari i zonës, i vetmi që e ka vizituar fermën e vogël të Agronit për ndonjë shërbim, i tha troç: “Nuk e pret kush faturën. Ti s’je subjekt”

Në mënyrë të beftë, këtë fillim korriku, qeveria lajmëroinisjen e një aksioni të përbashkët mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Administratës Tatimore me fokus sigurinë ushqimore dhe informalitetin në sektorin ushqimor dhe bujqësor. Aksioni synon formalizimin e ekonomisë agroushqimore, rritjen e gjurmueshmërisë së produkteve bujqësore, si dhe garantimin e të drejtave të konsumatorit për produkte të kontrolluara dhe të sigurta.

“Nuk mund të lejohet më që t’iu shiten konsumatorëve tanë prodhimeve ushqimore të pa faturuara”, deklaroikryeministri Edi Rama më 2 korrik, gjatë një dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

“Dhe pas një periudhe jo të gjatë, dy javore sensibilizimi, duhet të fillojë sekuestrimi i të gjitha mallrave ushqimore”,shtoi Rama.

Aksion pa ndërgjegjësim

Por ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, administrata tatimore u mjaftua me një periudhë 1-javore sensibilizimi.

“Duke filluar nga sot (datë 7 korrik 2025) Administrata Tatimore bën me dije se pasi ka analizuar të dhënat mbi aktivitetin tregtar të këtij sektori, për një periudhë 1-javore do të sensibilizojë bizneset nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit apo vizitave informuese në terren për përmbushjen e detyrimit ligjor për të lëshuar faturë të fiskalizuar për produktet që tregtojnë”,theksonte njoftimi i tatimeve.

Një javë më vonë, nga kulaçi kaluam tek kërbaçi.

“Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët”, lajmëronteministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Nisma parashikon se çdo operator i biznesit ushqimor (përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre) të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje. Ekspertët e fushës shpjegojnë se këto ‘aksione’ janë detyrime ligjore që vijnë nga integrimi evropian.

“Janë katër faza që politika bujqësore në koordinim me BE-në ka hartuar në mënyrë që marrja e statusit vend anëtar të rezultojë me sa më pak humbje biznesesh. Integrimi Europian në Poloni, Bullgari, Rumani, Kroaci ka rezultuar me mbyllje të rreth 80% të operatorëve përpunues”, shpjegon Ilir Pilku.

Po si mund të shmanget kjo situatë në Shqipëri? Pilku i mëshon ndërgjegjësimit.

“Organizimi i fushatave të ndërgjegjësimit për përpunuesit e vegjël mbi standardet e BE-së, duke përfshirë Rregulloren për higjienën, për produktet me origjinë shtazore dhe kontrollin zyrtar. E dyta, realizimi i inspektimeve paraprake vullnetare nga AKU ose bashkitë për të identifikuar boshllëqet në infrastrukturë dhe procedura. Së treti, trajnimi i stafit mbi higjienën personale, praktikat e mira të prodhimit, gjurmueshmërinë dhe bazat e sistemit HAÇP. Dhe e fundit, ngritja e rrjeteve të komunikimit për ndarjen e praktikave të mira ndërmjet përpunuesve”, përfundon Pilku.

Mirëpo fermerët, tregtarët por edhe konsumatorët janë gjetur të pa-informuar. Dhe këtë e vërtetoi më së miri jo vetëm Nebiu dhe Agroni por edhe video virale e tregëtares së rigonit në Sarandë.

Faturë, faturë, faturë…

Sipas ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, fermerët që shesin produkte bujqësore nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore. Ata regjistrohen vetëm pranë tatimeve, pa qenë të detyruar të regjistrohen si biznese në QKB, të mbajnë kontabilitet apo të lëshojnë faturë.

Ky përjashtim është konfirmuar edhe në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ku përcaktohet se detyrimin për lëshimin e faturës e ka blerësi i produktit që zakonisht është grumbulluesi, baxhoja ose përpunuesi.

Autofatura lëshohet nga blerësi (përpunuesi apo grumbulluesi), në emër të shitësit (fermerit), në rastet kur fermeri është i pajisur me NIPT dhe bën shitje pa faturë TVSH-je për xhiron me vlerë deri 10 milionë lekë në vit.

Megjithatë, në praktikë, shumë prej tyre refuzojnë të lëshojnë autofatura pasi nuk përfitojnë më nga skema e mëparshme e kompensimit të TVSH-së. Me ndryshimet e fundit, blerjet nga fermerët janë me TVSH 0%, ndërsa shitja është me 20%. Kjo ka çuar në një situatë ku grumbulluesit dhe përpunuesit nuk arrijnë të rimbursojnë TVSH-në dhe shmangin formalizimin, duke i mbyllur rrugën prodhuesit.

Ndaj, aksioni i ndërmarrë së fundmi prek drejtpërsëdrejti përpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore. Sipas udhëzimeve të administratës tatimore, këta subjekte janë të detyruar që, gjatë blerjes së produkteve nga fermerët, të përdorin autofaturën si mjet për dokumentimin e transaksionit, ku informaliteti tek ta ka rezultuar i lartë.

Përfundim

Nga viti 2014, numri i bagëtive në Shqipëri ka rënë me mbi 45%. Vendi ka gjithnjë e më pak lopë, më pak dele, më pak dhi, më pak mish e qumësht. Por mesa duket do të ketë më shumë fatura. Në vend që të ndihmojë prodhimin vendas, shteti kërkon llogari për një sistem që, sipas ligjit, nuk është përgjegjësi e bujkut, por e grumbulluesit apo përpunuesit. Vetëm se këta të fundit nuk duan të lëshojnë fatura sepse humbasin para nga skema e TVSH-së.

Në mungesë të një strukture që mbështet prodhuesin e vogël, Shqipëria po shkon drejt importit të bulmetrave dhe shkatërrimit të blegtorisë së mbetur.

Ndërsa, aksioni i ndërmarrë, pa fushata të vërteta informimi, pa trajnime, pa një kalendar tranzicioni të qartë dhe pa asnjë ndihmë teknike apo financiare për fermerin do të prodhojë penalizime. Dhe në një terren ku vetë institucionet kanë dështuar për vite me radhë të ndërtojnë një kulturë formalizimi, kërkesa kaq e prerë për faturë kthehet në barrë. Në mungesë të ndërgjegjësimit, zbatimi i ligjit i ngjan më shumë një ndëshkimi sesa një reforme. Dhe si çdo aksion që nis me forcë dhe jo me kuptim, rrezikon të dështojë jo vetëm në qëllimin, por edhe ‘drejtësinë’ që pretendon të sjellë.

*Emrat janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e fermerëve që ndanë historinë e tyre.

Previous Post

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë! Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh

Next Post

“Mos ta pafsha bojën mor spiun!” Haxhiu parashtroi “kërkesë” për mbylljen e RTSH-së, shpërthen kompozitori: Je i futur nga qarqe në dëm të Shqipërisë

Next Post
“Mos ta pafsha bojën mor spiun!” Haxhiu parashtroi “kërkesë” për mbylljen e RTSH-së, shpërthen kompozitori: Je i futur nga qarqe në dëm të Shqipërisë

"Mos ta pafsha bojën mor spiun!" Haxhiu parashtroi "kërkesë" për mbylljen e RTSH-së, shpërthen kompozitori: Je i futur nga qarqe në dëm të Shqipërisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Lajmi Fundit

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

by timoni.al
September 24, 2025
0

Marco Rossi, trajneri italian i ekipit kombëtar të Hungarisë, ka ndarë historinë e tij për kalimin e tij nga futbolli...

Read moreDetails
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

September 24, 2025
Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

September 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al