Friday, October 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Editor by Editor
July 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.

Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme). Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.

Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.

Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara. Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara. Gjithashtu në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë

Anketat e Monitor kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Më shumë se 66% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanë si arsye për emigrimin “mungesën e perspektives për të ardhmen”.

Gjithashtu, më shumë se gjysma mendojnë si arsyen e dytë më kryesore për largimin nga vendi “standardet më të larta të jetesës”, në vend të tretë “mungesa e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm”, në vend të katërt, ”mungesa e sigurisë dhe stabilitetit politik, ndërsa 46% e të anketuarve kishin si një arsye “arsim më të mirë për fëmijët”.

Ndryshe nga vende që kanë krijuar politika për të tërhequr ose rikthyer diasporën, Shqipëria nuk ka asnjë politikë efektive për të ruajtur apo kthyer qytetarët e saj. Për më tepër, shpesh emigrimi është parë si “zgjidhje” e heshtur për të ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.

Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen. Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.

Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ Monitor

Previous Post

“Nuk i besoj pothuajse askujt”, Trump për BBC: Jam i zhgënjyer me Putinin por nuk kam mbaruar punë me të!

Next Post

“Personazh përçarës në botën e Trump”/ The Hill zbulon prapaskenat: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Next Post
“Personazh përçarës në botën e Trump”/ The Hill zbulon prapaskenat: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

"Personazh përçarës në botën e Trump"/ The Hill zbulon prapaskenat: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vdekja e Fatos Nanos, Presidenti i vendit reagon: Do të kujtohet si një lider liberal dhe reformator

Vdekja e Fatos Nanos, Presidenti i vendit reagon: Do të kujtohet si një lider liberal dhe reformator

October 31, 2025
‘Kërkesa e pafat’ për Paul Pogba, francezi pëson një tjetër dëmtim, Monako shqyrton situatën...

‘Kërkesa e pafat’ për Paul Pogba, francezi pëson një tjetër dëmtim, Monako shqyrton situatën…

October 31, 2025
Ilir Rusmali shpreh kritikë ndaj vendimit të Kushtetueses lidhur me seancën për Veliajn: "Po vendosni për fatin e një akti administrativ, ndalimi i Kushtetutës është i qartë."

Ilir Rusmali shpreh kritikë ndaj vendimit të Kushtetueses lidhur me seancën për Veliajn: “Po vendosni për fatin e një akti administrativ, ndalimi i Kushtetutës është i qartë.”

October 31, 2025
Vdes ish-kryeministri Nano, deputetët e Partisë Socialiste reagojnë: Një figurë e njohur për sfidat dhe vendimet e rëndësishme.

LAJME

Vdekja e Fatos Nanos, Presidenti i vendit reagon: Do të kujtohet si një lider liberal dhe reformator

by timoni.al
October 31, 2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit Fatos Nano. Kreu i Shtetit theksoi...

Read moreDetails
‘Kërkesa e pafat’ për Paul Pogba, francezi pëson një tjetër dëmtim, Monako shqyrton situatën...

‘Kërkesa e pafat’ për Paul Pogba, francezi pëson një tjetër dëmtim, Monako shqyrton situatën…

October 31, 2025
Ilir Rusmali shpreh kritikë ndaj vendimit të Kushtetueses lidhur me seancën për Veliajn: "Po vendosni për fatin e një akti administrativ, ndalimi i Kushtetutës është i qartë."

Ilir Rusmali shpreh kritikë ndaj vendimit të Kushtetueses lidhur me seancën për Veliajn: “Po vendosni për fatin e një akti administrativ, ndalimi i Kushtetutës është i qartë.”

October 31, 2025
Vdes ish-kryeministri Nano, deputetët e Partisë Socialiste reagojnë: Një figurë e njohur për sfidat dhe vendimet e rëndësishme.

Vdes ish-kryeministri Nano, deputetët e Partisë Socialiste reagojnë: Një figurë e njohur për sfidat dhe vendimet e rëndësishme.

October 31, 2025
Zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK pas avokates së saj.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK pas avokates së saj.

October 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vdekja e Fatos Nanos, Presidenti i vendit reagon: Do të kujtohet si një lider liberal dhe reformator

Vdekja e Fatos Nanos, Presidenti i vendit reagon: Do të kujtohet si një lider liberal dhe reformator

October 31, 2025
‘Kërkesa e pafat’ për Paul Pogba, francezi pëson një tjetër dëmtim, Monako shqyrton situatën...

‘Kërkesa e pafat’ për Paul Pogba, francezi pëson një tjetër dëmtim, Monako shqyrton situatën…

October 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al