Sporting Braga është bërë skuadra e parë çerekfinaliste në Europa League pas një përmbysjeje të madhe ndaj Ferencvaros në ndeshjen e kthimit, ku e mundi 4-0. Kjo fitore vijoi pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë në Hungari.
Ricardo Horta ishte figura kryesore e ndeshjes, duke e hapur serinë e golave për Bragën që në minutën e 11. Vetëm pesë minuta më vonë, Grillitsch shënoi golin e dytë, duke vendosur ekuilibrin në përballjen me hungarezët. Braga tregohej e pakapshme, dhe në minutën e 34, Gabri Martinez shënoi golin e tretë, duke e forcuar më tej avantazhin.
Pjesa e dytë nuk ishte ndryshe. Horta, i cili kishte filluar festën e golave, mbylli ndeshjen me golin e tij të dytë, duke siguruar fitoren e plotë 4-0. Me këtë rezultat, Braga avancoi në çerekfinale dhe tani pret rivalin e ardhshëm, që do të dalë nga përballja mes Panathinaikos dhe Real Betis, me skuadrën greke që ka një fitore 1-0 nga ndeshja e parë.















