Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Euro “fundoset” më tej, arrin nivelin e 97.3 lekëve

Editor by Editor
August 5, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Euro “fundoset” më tej, arrin nivelin e 97.3 lekëve
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ndërkohë, gjatë fundjavës, këmbimet në tregun valutor kishin shënuar madje vlera edhe më të ulëta. Kursi mesatar në pikat e këmbimit valutor zbriti poshtë nivelit të 97 lekëve, por megjithatë vlera e fundjavës nuk reflektohen në kursin zyrtar të këmbimit, që publikohet vetëm ditët e punës.

Agjentët mendojnë se piku i sezonit turistik edhe këtë po sjell prurje të mëdha valutore, veçanërisht gjatë fundjavave, duke forcuar presionet rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Këto prurje vazhdojnë të jenë të mëdha, pavarësisht se anketimet e operatorëve tregojnë një numër pushuesish më të ulët krahasuar me vitin e kaluar. Në javët e fundit, as ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po mjaftojnë për ta shmangur rënien e mëtejshme të kursit.

Banka Qendrore edhe këtë vit po realizon blerje të drejtpërdrejta periodike për të ulur sasinë e valutës në treg. Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionë euro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime. Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite  buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Previous Post

Berisha: Narko-qeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza! Turizmi është kthyer në mallkim të madh për shqiptarët

Next Post

“Kontrata është transparente!” Berisha: Altin Dumani po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal

Next Post
Reagimi i “narko-ministrit” zbulon farsën e zgjedhjeve të 11 majit

"Kontrata është transparente!" Berisha: Altin Dumani po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Videolajm/ Deputetët e Ukrainës përplasen në seancën plenare mbi kërkesat për dorëheqjen e komandantit të Forcave të Armatosura.

December 16, 2025
Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, zbulohen emri i pasardhësit dhe gradimi në Forcën Detare.

Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, zbulohen emri i pasardhësit dhe gradimi në Forcën Detare.

December 16, 2025
Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

December 16, 2025
Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time...

Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time…

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.
KRYESORE

Videolajm/ Deputetët e Ukrainës përplasen në seancën plenare mbi kërkesat për dorëheqjen e komandantit të Forcave të Armatosura.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Dy deputetë ukrainas u përfshinë në një përleshje fizike brenda parlamentit, pas thirrjeve për dorëheqjen e komandantit të Forcave të...

Read moreDetails
Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, zbulohen emri i pasardhësit dhe gradimi në Forcën Detare.

Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, zbulohen emri i pasardhësit dhe gradimi në Forcën Detare.

December 16, 2025
Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

December 16, 2025
Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time...

Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time…

December 16, 2025

EMRAT/ Si emëroi Ergysi në pikat kyce të policisë së shtetit njerëzit e tij!

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Videolajm/ Deputetët e Ukrainës përplasen në seancën plenare mbi kërkesat për dorëheqjen e komandantit të Forcave të Armatosura.

December 16, 2025
Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, zbulohen emri i pasardhësit dhe gradimi në Forcën Detare.

Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, zbulohen emri i pasardhësit dhe gradimi në Forcën Detare.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al