Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Euro 2024/ Trajneri i Çekisë: Do të isha i kënaqur dhe me barazim, Shqipëria ka shumë vetëbesim

Editor by Editor
October 11, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Euro 2024/ Trajneri i Çekisë: Do të isha i kënaqur dhe me barazim, Shqipëria ka shumë vetëbesim
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çekia ka një test force përpara, teksa të enjten gjen Shqipërinë në “Air Albania”. Në prag të takimit, të vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 ka dalë para mediave trajneri i çekëve, Sylhavi.

“Si vjen Çekia në këtë përballje, si është atmosfera e skuadrës? “Siç e tha edhe Soucek, ne jemi shumë të motivuar për të bërë mirë. Ne kemi ardhur këtu për një rezultat pozitiv dhe skema me të cilën do të luajmë do të vendoset në fund, por do të jetë një skemë që ne mendojmë që do të na sjell rezultat.”

Si e shihni Shqipërinë? Në ndeshjen e parë, ne kemi parë lojtarë shumë cilësorë të Shqipërisë, duke nisur nga mbrojtja. Jemi të informuar mbi Shqipërinë, kundërshtari ynë ka shumë besim në vetvete dhe kjo është diçka e veçantë. Shqipëria disponon lojtarë që luajnë në Serie A, apo edhe një sulm me emra si Uzuni, Asani apo edhe Broja. Pra, është një skuadër me kualitet dhe ne duhet të bëjmë kujdes me hapësirat, sepse nëse gabojmë Shqipëria ka element që mund të bëjnë dëm në çdo moment. E kemi studiuar dhe duhet të tregohemi vigjilentë në çdo moment, por ashtu siç Shqipëria ka përgatitur ndeshjen edhe ne e kemi bërë dhe të mos harrojmë që edhe ne kemi pikat tona të forta. Natyrisht që atmosfera në stadium do të jetë shumë e zjarrtë, zhurmuese, me një publik të shumë të numër, por ne jemi mësuar me një atmosferë të tillë, sepse kemi lojtarë që luajnë çdo javë në situata të tilla, me stadiume të tejmbushura.

Si do luani nesër, çfarë është në lojë nesër? “Në lojë janë tri pikë për t’u kualifikuar dhe ne do të luajmë për ato tri pikë.”

E mendoni si ndeshjen më të rëndësishme dhe a është skuadra e përgatitur për të luajtur ndeshje të tilla? “Unë besoj se skuadra jonë është me përvojë të tillë dhe e ka treguar se në ndeshje të tilla të vështira ku luhet për jetë a vdekje i ka vlerësuar dhe ia ka dalë të fitojë. Unë e vlerësoj dhe e shikoj që këtu atmosfera për ekipin shqiptar është shumë e lartë, por shpresoj që do arrimë të fitojmë.”

Situata psikologjike e ekipit tuaj do të jetë e mirë për të marrë fitore? “Besonim në shtëpi që do t’ja dilnim dhe duhej t’ja kishim dalë në shtëpi. Kjo e bën më të vështirë ndeshjen e nesërme, por siç e thamë besoj se ne do t’ja dalim.”

Do të përgatiteni për sistem tjetër loje nesër dhe a do të mërziteshit me barazim? “Sigurisht nëse kjo do të ishte pika që do të na çonte në Europian do ta pranoja, me gjithë respektin për ekipin kundërshtar ne do të bëjmë gjithçka për të dalë me tri pikë nga kjo sfidë. Disa ndryshime i kemi në kokë për t’i bërë dhe shpresojmë të dalim me një rezultat më të mirë se në shtëpi.”

2023-shi një vit i mirë për ju si trajner, megjithatë barazimi në Pragë me Shqipërinë ka sjellë shumë kritika për ju. A ju rrit presionin kjo ndeshje në planin personal? “Sigurisht kjo është një ndeshje për t’u kualifikuar në Europian, presioni është i qartë dhe evident, e kemi të qartë.”

Gjendja shëndetësore e ekipit është e mirë, a është ekipi i plotë? “Në këtë moment 20 lojtarët dhe tre portierët janë komplet të aftë për të luajtur në ndeshjen e nesërme. “ – tha ai.

Previous Post

Dy vrasjet e bujshme në Elbasan, burg përjetë për Xhulian Hoxhën për Xhulian Hoxhën, 17 vite për Eugen Halilin

Next Post

Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten

Next Post
Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten

Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

November 7, 2025
Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

November 7, 2025
Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

November 7, 2025
Kryeministri grek Mitsotakis tregon interes për Djokoviç, duke e ftuar atë të jetojë në Greqi, ndërsa ndjek nga tribunat turneun që serbi zhvilloi në Athinë.

Lajmi Fundit

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

by timoni.al
November 7, 2025
0

Armando Broja, sulmuesi shqiptar, po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij, e cila ka ndikuar edhe në...

Read moreDetails
Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

November 7, 2025
Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

November 7, 2025
Kryeministri grek Mitsotakis tregon interes për Djokoviç, duke e ftuar atë të jetojë në Greqi, ndërsa ndjek nga tribunat turneun që serbi zhvilloi në Athinë.

Kryeministri grek Mitsotakis tregon interes për Djokoviç, duke e ftuar atë të jetojë në Greqi, ndërsa ndjek nga tribunat turneun që serbi zhvilloi në Athinë.

November 7, 2025
Diddy zëshohet duke konsumuar alkool në burg, megjithatë premtimet për sjellje të përgjegjshme dhe ndryshim vazhdojnë.

Diddy zëshohet duke konsumuar alkool në burg, megjithatë premtimet për sjellje të përgjegjshme dhe ndryshim vazhdojnë.

November 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

November 7, 2025
Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

November 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al