Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten

Editor by Editor
October 11, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Euro 2024/ Shqipëri-Çeki, policia njofton planin e masave: Rrugët që do të bllokohen të enjten
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Çeki.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Çekisë, që do të zhvillohet më datë 12 tetor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Çekisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

Federatën Shqiptare të Futbollit;

Policinë Bashkiake;

Shërbimin Zjarrfikës;

Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

-Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të

sigurisë të ekipit të futbollit të Çekisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para,

gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e

Tiranës, gjatë datës 12 tetor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e

Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të

mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia informon qytetarët se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 Lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

Previous Post

Euro 2024/ Trajneri i Çekisë: Do të isha i kënaqur dhe me barazim, Shqipëria ka shumë vetëbesim

Next Post

Salianji: Të krijojmë parti të re, por pa Berishën në krye të saj

Next Post
Salianji: Të krijojmë parti të re, por pa Berishën në krye të saj

Salianji: Të krijojmë parti të re, por pa Berishën në krye të saj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Rama: Kancerin dhe Shëndetësinë në fokus të projekt-buxhetit për vitin 2026

November 8, 2025
Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë...

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë…

November 8, 2025
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.
AKTUALITET

Rama: Kancerin dhe Shëndetësinë në fokus të projekt-buxhetit për vitin 2026

by timoni.al
November 8, 2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shpallur angazhimin e qeverisë për të luftuar kancerin dhe përmirësimin e shëndetësisë në buxhetin e vitit...

Read moreDetails
Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë...

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë…

November 8, 2025
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025
Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

November 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Rama: Kancerin dhe Shëndetësinë në fokus të projekt-buxhetit për vitin 2026

November 8, 2025
Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë...

Amorim, pasiguri për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë…

November 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al