Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Erion Veliaj reagon nga burgu: Prokurori Ols Dado ishte i fiksuar pas fustaneve të Ajolës

Editor by Editor
February 14, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Pas vendimit të GJKKO, Veliaj dërgohet në paraburgim në Durrës
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga qelia kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i ashpër ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Pa harruar Sali Berishën. Veliaj shprehet se do të provojë me letra nga burgu se prokurori i SPAK nuk ka asnjë fakt kundër tij. Kryebashkiaku po ashtu e konsideron seancën gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë për të si “thertorja” e Erjon Banit.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?

Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?

Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?

Kanë blerjet online do thoni ju.

Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do ju’a tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq.

Po si është e vërteta?

E vërteta ime do të dalë e gjitha, jini të bindur. Por, mundohuni të kuptoni, se sa më e vështirë bëhet kjo betejë krejt e pabarabartë, kur të marrin peng, siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me “faktet” e tyre të njëanshme.

Unë jam akoma person i dyshuar, se s’më kanë marrë dot të pandehur, ngaqë nuk kanë një fakt të vetëm, as në dosjen prej sigurimsi të Ols Dados. Aty nuk gjendet dot një rresht ku të thuhet se i kam kërkuar apo marrë rryshfet dikujt ose se është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar. Por, ndërkohë unë akuzohem për korrupsion.

A nuk duket se më kanë mbyllur brenda, pikërisht që të mos ballafaqohesha me “faktet” e me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët edhe përpara avokatëve?

Gjejani vetë përgjigjen kësaj pyetjeje, se ndryshe nga Ols violina dhe gjithë fyejt e qemanetë e gjirizëve, unë nuk ngre akuza pa prova.

Në thertoren e Erjon Banit – se vetëm sallë gjyqi nuk qe – kërkova që Ols Dado të largohet nga çështja dhe të futet në dosje si një prokuror që ka përdorur telefonin e paguar nga taksat për të kërkuar leje ndërtimi për veten e tij. Ndërsa, për adashin tim gjykatës s’kam çfarë them fare. I bërë njësh me prokurorin dhe i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e mirë të pengmarrjes time pa gjyq.

Bekime e përqafime të gjithëve, mbani besimin dhe kokën lart për Tiranën tonë që ka nevojë për energjitë pozitive të secilit, pavarësisht rrethanave të momentit! Forca!” shprehet ai.

Previous Post

Fotoja Beci-Kraja/ Berisha: Xhelati i sigurimit të shtetit, nuk duhej të ishte në SPAK, ai është shkarkuar në 1995

Next Post

“Presione dhe intimidim”, BIRN: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Next Post
“Presione dhe intimidim”, BIRN: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

"Presione dhe intimidim", BIRN: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

AKTUALITET

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

by Editor
June 16, 2025
0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i...

Read moreDetails
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

June 16, 2025
Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al