GJERMANI- Kryeministri Edi Rama, është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Me anë një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bisedën me Brok, i cili me humor i ka thënë “Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart”.
Rama i është përgjigjur se nuk do t’ja falë kurrë që Brok nuk e ka takuar kur ka qenë në Tiranë.
Postimi i Ramës:
Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër
*Aachen, Gjermani

Brok është shfaqur në krah të kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.