Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm në mbledhjen që u zhvillua nga Komisioni i Rithemelimit në selinë blu.
Për media, Alibeja, teksa theksoi sërish se vendimi i gjykatës ishte në shkelje dhe se do e ankimojë, ai zbardhi edhe diskutimin me ish kryeministrin Sali Berisha.
“Sot ka qenë një ditë me zhvillime dhe me një vizitë të paftuar. Vendimi është dhënë në shkelje të plotë. Një vendim i cili nuk bazohet në asnjë dokument real që kjo parti ka depozituar në Gjykatën e Tiranës. Do e ankimojmë këtë vendim të paligjshëm. Ai nuk është një vendim i formës së prerë.
Së bashku me kolegët e mi, i dhashë dorën. Erdhi në selinë e PD. Në fakt erdhi surprizë. Dyert e selisë janë të hapura. Zoti Berisha tha se vendimi i gjykatës është finali. Ai pretendonte bashkimin e demokratëve përmes votës. Qëndrimi im ishte i tillë: PD ka lindur si parti pro perëndimore, që ka përcaktuar vlerat, dhe standartete amerikane dhe europiane. E mira e demokratëve, për tu rifuqizuar kalon në mënyrë strikte në këto vlera. Ajo që i thash zotit Berisha ishte kjo”, tha ai.