Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ëndrra europiane”/ BIRN: Si po e përdor Edi Rama integrimin në BE si kartë elektorale

Editor by Editor
March 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Ëndrra europiane”/ BIRN: Si po e përdor Edi Rama integrimin në BE si kartë elektorale
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka nisur të artikulojë tezat e tij në kërkim të një mandati të katërt në qeverisje. Të enjten, Rama publikoi në rrjetet e tij sociale një poster me numrin 5, që tregon renditjen e Partisë Socialiste në fletën e votimit, duke kërkuar votat në këmbim të premtimit për “pasaportën europiane” ndaj shqiptarëve.

“Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës,” propagandoi Rama në Facebook, duke përdorur si simbol edhe flamurin e Bashkimit Europian.

Duke e përdorur procesin e integrimit në BE si kartë elektorale, kryeministri Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027.

Procesi i integrimit është një proces më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në fillim të rrugës për anëtarësim, pasi në dhjetor u mor vendimi për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë, të ashtuqujturat “Themeloret”, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.

Ky proces i zgjatur prej dy dekadash që nga marrëveshja e Stablizim-Asociimit në vitin 2005, është penguar ose ka mbetur pezull në të shumtën e rasteve për shkak të konflikteve të brendshme politike, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mosrealizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.

Për opozitën dhe ekspertë të politikës, përdorimi i tezës së integrimit si tezë elektorale nga Rama nuk është i bazuar në realitet dhe tregon sipas tyre shterpësinë e një programi pas një kohe të gjatë në pushtet.

“Po përdoret procesi  i integrimit për fushatë në një moment kur jemi në fazën e hapjes së grup-kapitujve,” thotë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Tabaku i tha BIRN se opozita ka pasur një kërkesë të qartë për përfaqësuesit e Komisionit Europian që gjatë periudhës zgjedhore të mos ketë konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE për shkak të përdorimit të tyre në mënyrë elektorale.

“Procesi i integrimit nuk ka pasur ndonjë avancim në 12 vite dhe këta pretendojnë se atë që s’kanë bërë në 12 vite do ta bëjnë në 1 vit,”theksoi Tabaku, duke këmbëngulur se afati i premtuar nga Rama për pasaportën europiane në 2027 është jorealist.

“Nuk ka për ta marrë çfarëdo që të bëjnë, sepse ashtu siç tha Komisonierja për Zgjerimin; nuk ka rëndësi sa grup-kapituj hap, po sa prej tyre mbyll,” shtoi ajo.

Edhe Arlind Qori, kryetar i partisë “Lëvizja Bashkë” mendon se Rama e ka zgjedhur “në mënyrë të pandershme” procesin e integrimit si kartë elektorale dhe po e përdor atë për të mbuluar skandalet korruptive dhe dështimet e qeverisjes.

“Rama është një kryeministër shterpë në ide. Vizioni i tij zhvillimor nuk shkon dot përtej pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit. Ndaj këtë shterpësi dhe korrupsion orvatet ta mbulojë përmes gjesteve teatrale apo legjitimitetit fals që vjen prej organizimeve ndërkombëtare,” tha Qori për BIRN.

Sipas Qorit, një proces i shëndoshë i integrimit duhet të vijë prej përfshirjes së të gjithë shoqërisë dhe jo të instrumentalizohej për arsye elektorale. Gjithsesi, ai beson se premtimet për pasaporta europiane nuk do të japin rezultat në zgjedhje.

“Dikur luante rol edhe një foto me përfaqësues ndërkombëtarë. Tanimë jo. Qytetarët duan në radhë të parë që Shqipëria të bëhet e jetueshme, të kemi një model të qëndrueshëm zhvillimi dhe shërbime publike cilësore,” theksoi Qori.

Përdorimi politik i integrimit 

Kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtime të tjera, të cilat lidheshin me luftën kundër korrupsionit, shëndetësinë falas, përmbylljen e procesit të legalizimeve apo taksën progresive dhe forcimin e shtetit. Ai i fitoi zgjedhjet pas një koalicioni me Ilir Metën, ish-aleatin e Berishës në qeveri, por 4 vite më vonë në 2017-ën u kërkoi votat shqiptarëve për të qeverisur i vetëm, duke e akuzuar aleancën me Metën se kishte përdorur pushtetin si një ‘tepsi’ për korrupsion.

Ndërsa në vitin 2021, Rama përdori reformën në drejtësi si kalin e betejës elektorale, e cila sapo kishte nisur të jepte frytet e para pas ngritjes së institucionet e reja të drejtësisë.

Sot kur bilanci i kësaj reforme ka çuar pas hekurave për korrupsion disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës në ekzekutiv dhe së fundmi dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kryeministri ka zgjedhur t’u ofrojë shqiptarëve “ëndrrën europiane”.

Në fushatën elektorale të vitit 2013, ish-kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha u fut në zgjedhje me një tezë të ngjashme dhe me avantazh vendimin e Bashkimit Europian për të liberalizuar vizat me Shqipërinë. Por Berisha i humbi zgjedhjet.

Sipas ekspertit të politikës, Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, procesi i integrimit gjithmonë është përdorur nga politika shqiptare gjatë tranzicionit, sepse klasa politike luan me ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë qytetarë europianë.

“Edhe pse procesi i integrimit ka qenë i gjatë, rraskapitës dhe shumë i vështirë, përsëri shqiptarët kërkojnë të jenë pjëse e BE me të drejta të plota. Në këtë kuptim, edhe kësaj here procesi i integrimit po përdoret për interesa politike,” tha ai për BIRN.

Por, sipas Iljazajt, kartat e integrimit që po luan Rama nuk janë përcaktuese për konsensusin popullor. Ai beson se ka disa arsye se pse Rama krejt papritur e ktheu këtë proces në një tezë elektorale pas 12 vitesh në pushtet, që janë të lidhura me mungesën e ideve të reja të tij dhe me një faktor gjeopolitik që favorizon integrimin e Shqipërisë.

“Tashmë që Shqipëria ka çelur negociatat, konteksti gjeopolitik është i favorshëm dhe Rama kërkon ta përdorë si meritë të tij integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Iljazaj, duke theksuar edhe kontradiktën në qëndrimet e kryeministrit, të tipit:“kur Shqipëria merrte vendime negative nga BE ishte faji i Europës, ndërsa tashmë që integrimi europian ka shanse vërtet, kjo është meritë e Qeverisë”.

Iljazaj beson gjithashtu se Rama po e luan këtë kartë, pasi pas 12 vitesh në qeveri dhe me pushtet të plotë, nuk ka se çfarë të premtojë më. Nga ana tjetër, lojën politike me procesin e integrimit, ai e sheh si të dëmshëm për vetë procesin, i cili kërkon “bashkëpunim dhe jo konflikt”.

“Sigurisht që kjo qasje konfliktuale e politikës së brendshme ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Bruksel, pasi zyrtarët e BE kërkojnë një klimë bashkëpunuese për integrimin dhe jo përdorimin e kësaj çështje për arsye elektorale,” përfundoi Iljazaj./BIRN

Previous Post

Nga jeta private me bashkëshortin 32 vite më të madh te karriera politike, kush është Zëdhënësja simpatike e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt?

Next Post

Banka e Shqipërisë: Qytetarët morën 470 milionë euro kredi për konsum në 2024-n

Next Post
Banka e Shqipërisë: Qytetarët morën 470 milionë euro kredi për konsum në 2024-n

Banka e Shqipërisë: Qytetarët morën 470 milionë euro kredi për konsum në 2024-n

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

September 25, 2025
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025
Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

September 25, 2025
"Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika" / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

“Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika” / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

September 25, 2025
“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.
AKTUALITET

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Gazetarja Anila Hoxha, në një intervistë për Top Story, ka ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e SPAK-ut dhe ngarkesën e...

Read moreDetails
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025
Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

September 25, 2025
"Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika" / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

“Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika” / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

September 25, 2025
Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

September 25, 2025
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al