Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ende në detyrë/ Skandali i TIMS dhe “ekipi i ri” që rekrutoi Ervin Muca në polici, për të marr të dhënat konfidenciale

Editor by Editor
April 14, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Ende në detyrë/ Skandali i TIMS dhe “ekipi i ri” që rekrutoi Ervin Muca në polici, për të marr të dhënat konfidenciale
0
SHARES
770
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të emëruarit ose “grupi i ri” siç e quajti Ministri Balla janë emëruar brenda 3-muajve, në shkelje të rëndë të ligjit “Për Policinë e Shtetit” “Rregullores për Policinë e Shtetit” si dhe ligji “Për gradat në Policinë e shtetit”

Kush është Ekipi i ri në Policinë e Shtetit, dhe si ishin mirëmenduar rolet e tyre për kontrollin e sistemit TIMS:

-Ervin Muca, Drejtor i Departamentit per Teknologjine dhe Informacionit. I emeruar me Urdher nr. 1178/5 date 27.06.2023 i Drejtorit te Pergjithshem Muhamet Rrumbullaku, urdhrin e Ministrit të Brendshëm nr.84, datë 16.06.2023 “Për miratimin e funksionit të vecantë në Policinë e Shtetit”, në urdhrin nr.887/1 datë 19.06.2023 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për fillimin e Aplikimeve për pranim në funksione të vecanta të Policisë së Shtetit”, në vendimin numër 1178/3 datë 22.06.2023 “Për pranimin në funksione të vecanta të Policisë së Shtetit emërimin në detyrë dhe dhënien e gradës policore Z. Ervin Hekuran Muca”.

Cilat janë shkëljet e kryera dhe cili ishte roli i Ervin Mucës në krye të Drejtorisë më të rëndësishme që ruan informacionin e Klasifikuar?

Në shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi si dhe me urdhër të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi i është dhënë grada “DREJTUES I LARTË”, pa kryer trajnimin në Akademinë e Policisë si dhe në shkelje të rëndë të ligjit “Për policinë e Shtetit” për “Funksionet e vecanta”. Sipas këtij ligji, një ekspert IT i rekrutuar brenda Policisë së Shtetit nuk mund të fitojë gradën “Drejtues i Lartë” por vetëm gradën “NËN KOMISAR”.

Sipas Urdhrit të miratuar nga Bledi Çuçi, në 16 qershor 2023, Ministri ka miratuar funksionin e veçantë, në datë 19 qershor Drejtori i Pergjithshem uhamet Rrumbullaku, ka nxjerrë urdhrin për hapjen e aplikimeve, në 22 qershor është emëruar në detyrë Ervin Muça, në 26 qershor kanë filluar marrëdhëniet financiare. E gjithë procedura e futjes së z. Muça ka ndodhur brenda 10 ditëve.

Roli i Ervin Muçës ishte të rekrutonte të njohurit e tij brenda Policisë për të kryer ndërhyrjen dhe marrjen e të dhënave konfidenciale të TIMS.

Të parin që do rekrutonte në Polici, në drejtorinë e Sistemeve ishte Besjon Tanuzi.

-Besjan Astrit Tonuzi ka qëndruar vetëm 1 muaj në detyrë sepse pas publikimit të skandalit është dorehequr nga pozicioni që mbante si Drejtor në Drejtorinë e Sistemeve në Departamentin e IT në Policinë e Shtetit.

Tonuzi është emëruar me Urdhër nr. 3133/1 date 18.07.2023 dhe me propozim të Drejtorit të Departamentit për Teknologjisë dhe Informacionin (Ervin Muca), Drejtor në Drejtorinë e Sistemeve në Departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit.
Në 21 Korrik për Tonuzin kanë filluar marrëdhëniet financiare. Edhe Tonuzi pa kryer Trajnimin 4-mujor ne Akademinë e Policisë dhe në shkelje të gjithë Procedurave ligjore për emërimet në Polici. Tonuzi ishte Personi që futi Klodian Mazarin e të tjerë persona të paautorizuar në Laboratorin e DTI-së, ku ndodhi ndërhyrja në TIMS.

Sipas verifikimeve të Drejtorisë së Krimit Kibernetik të dy këta persona kanë kryer shkelje të rënda, si më poshtë:

“-Gjithashtu nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar dhe se Drejtori i Departamentit DTI-së Ervin Muça dhe Drejtori Sistemeve Besjon Tanuzi:

  1. Nuk janë të pajisur me Certifikatën e Sigurisë së Personelit, dhe as nuk kanë aplikuar.
  2. Kanë lejuar hyrjen në institucion të personave të paautorizuar,
  3. Kanë udhëruar punonjësit e vartësisë, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën që ata ushtrojnë.
  4. Në lidhje me veprimin që ka ndërmarë më gjithë stafin e tij nuk ka informuar më parë DPPSH, nëpërmjet një memo informuese, informacioni apo një plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndermara nga ana e tij për rregullimin e tyre.
  5. Fakti që veprimet janë kryer në orët e vona të natës, janë futur persona të paautorizuar jo pjesë e stafit, është cekuar me pinin personal të një punonjësi tjetër jo prezent krijon dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.
    ‣ Po ashtu, më datë 28.07.2023, ora 09:11AM, nga Shefi i Sektorit të Koordinimit të Politikave dhe Proçedurave Standarte ështe drejtuar një email Drejtorit të Departamentit IT Ervin Muça dhe punonjësve të tjerë për plotësimin e detyrimit që kishte të bënte me plotësimin e procedurave standarte deri më datën 30.07.2023.
    Në lidhje me këtë email nuk është kthyer përgjigijie nga Drejtori I Departamentit të IT Drejtues i Lartë Ervin Muça.
    -Duke Ju referuar Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe më saktěsisht “Hyrja E paautorizuar kompjuterike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga
    Nenet 192/b dhe 248 K.Penal të cilat ndër të tjera parashikojnë se:
    Neni 192/b paragrafi i dytë
    “…Kur kjo veper kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike…
    Neni 248
    “…Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospëmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë perfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshèm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridike…. “
    ////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
     Po ashtu, nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore u krye inspektimi përkatës në kuadër të njoftimit të marrë dhe ku u morën deklarime nga personat e përfshirë, sekuestrime, kqyrje marrje të dhënash si dhe u morën provat të cilat u konstatuan gjatë veprimeve të kryera.
    Nga sa më sipër, ju dërgojmë këtë informacion bashkë me:
     Raportin e Vlerësimit për zbatimin e Procedurave standarte të punës në
    Departamentin e Teknologjisë së Informacionit me Nr.939/ 1-a, Datë 04.08.2023.
     Shkresën e Agjensisë së Mbikgyrjes Policore “Mbi inspektimin
    kryer në Departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë së Shtetit” me Nr.2014/ 1, datë 07.08.2023,
     Përshkrime pune Drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit miratuar me Urdhër të Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë së Shtetit Nr.853, datë 04.07.2019.
     Procedurat Standarte të Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit miratuar me urdhër të Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 1057, datë 15.11.2021,
    Duke u nisur nga veprimet e kryera nga ana jonë dhe konkluzionet mbi bazën e tyre, kërkojmë:
    Regjistrimin e procedimit penal për veprat penale “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 192/b dhe 248 të Kodit Penal”, thuhet në referimin e kësaj strukture drejtuar Prokurorisë së Tiranës.
    Por nuk mbaron me kaq, sepse një tjetër emërim i paligjshëm, po e rekrutuar nga Ervin Muça, në strukturën më të rëndësishme të Antikrimit Kibernetik do të katapultohej Ervina Gjana, me firmë të ministrit të brendshëm Taulant Balla.
    -Ervina Gjana, Drejtore, ne Drejtorine per Hetimet Kibernetike ne Departamentin e Policise Kriminale, Është hetuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme për ndërhyrje dhe vjedhjen e Hard Diskut 500 MB, pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në këtë institucion. Sipas dosjes së depozituar në Prokurorinë e Tiranës, me nr. 6170, të cilën ne e disponojmë, kallëzimi i SHKB është dorëzuar në Prokurorinë Tiranë në datën 23.05.2014 dhe është regjistruar në datën 30.05.2014).

Gjana është emëruar me Urdhër: 4836, date 02.08.2023 i Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, dita kur Muca, Tonuzi dhe Mazari ndërhynë për marrjen e të dhënave të TIMS.

Por cili është roli i Drejtuesit të Krimit Kibernetik, në këtë rast i Ervina Gjanës.

Drejtoria e Policisë Kriminale dhe departamenti i hetimit kibernetik është strukture HETUESE. Kjo strukturë është e vetmja në Policinë e Shtetit që heton Drejtorin e Sistemit të IT. Sa duket, emërimi i saj në këtë pozicion, në datën e ndërhyrjes në sistem, do të kompletonte pazëllin dhe do të mbyllte qarkun për kontrollin e të dhënave konfidenciale të TIMS.

Gjana me edukim në Teknologjinë e Informacionit është emëruar dhe graduar Drejtore brenda 8 ditësh, pa kryer Trajnimin 4-mujor ne Akademine e Sigurise duke i dhënë gradën DREJTUES I PARË, në shkelje të ligjit.

Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas largimit te Besjon Tanuzit. Aktualisht i komanduar në krye të Drejtorisë së IT, duke zëvendësuar Ervin Mucën. I emëruar në të njëjtën mënyrë si Ervin Muca, Besjon Tanuzi, dhe Ervina Gjana. Edhe Ndoni është emëruar pa trajnimin 4-mujor në Akademine e Sigurisë, pa Certifikatë Sigurie e cila është e detyrueshmë për pozicionin që aktualisht ai mban.

Një tjetër emër që do të emërohej në shkelje të ligjit është edhe Elona Gogo. Urdhri i emërimit të zonjës Elona Gogo në postin e Drejtorit të Drejtorisë së Programimit dhe Bazave të të Dhënave në Departamentin e IT, u krye në një kohë kur ajo gjykohej nga GJKKO (Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Pas publikimit të rastit në media, më 9 nëntor, drejtori Rrumbullaku reagoi, duke e larguar Elona Gogon nga detyra me motivacionin: “Është konstatuar pavlefshmëria e aktit administrativ të pranimit”.
Duket se Ervin Muça, e kishte mirëmenduar planin për ndërhyrjen që kreu në datën 2 gusht, duke u siguruar që nuk do hetohej nga asnjë strukturë dhe me emërimet e të grupit të tij, në kundërshtim me ligjin, do të kontrollonte gjithë sistemin e të dhënave konfidenciale të TIMS.

Previous Post

Kapen 26 kg marijuanë në kufirin Mali Zi-Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

Next Post

Aleancë me Julin? Rike: Kam qenë femra e parë që i kam qëndruar afër

Next Post
Aleancë me Julin? Rike: Kam qenë femra e parë që i kam qëndruar afër

Aleancë me Julin? Rike: Kam qenë femra e parë që i kam qëndruar afër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

June 15, 2025
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

AKTUALITET

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

by Editor
June 15, 2025
0

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi, gjatë...

Read moreDetails
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025
VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

VIDEO/ I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

June 15, 2025
“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

June 15, 2025
VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

VIDEO/ “Karma gjithmonë e gjen rrugën!” Veliaj vijon me mesazhet e koduar në TikTok: Më arrestuan dhe më poshtëruan, kjo i bëri të ndjeheshin mirë

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi

June 15, 2025
Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Me armë e fishekë në bagazhe dhe me mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al