Thursday, December 4, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ende mister sesi kaloi kufinjtë e Bosnjes, Millorad Dodik vijon udhëtimet, arrin në Moskë

Editor by Editor
April 1, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Ende mister sesi kaloi kufinjtë e Bosnjes, Millorad Dodik vijon udhëtimet, arrin në Moskë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MOSKË- Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Dodik ka thënë se secilën herë që shkon në kryeqytetin rus, qëndrimin e nis me “ një vizitë në Monumentin e Heroit të Panjohur, për të nderuar 28 milionë rusët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore”.

Ai nuk ka dhënë hollësi për arsyet e vizitës, por që do të jetë aty sërish më 9 maj, për të shënuar Ditën e Fitores kundër fashizimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjykata në Bosnje-Hercegvoinë ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Dodikun, sepse ai nuk u është përgjigjur festave të Zyrës së Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me dyshimet se ka kryer veprën penale të sulmit kundër rendit kushtetues.

“Do të jem këtu sërish më 9 maj, me ftesë të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, përgjatë së cilit popullit rus dhe ai serb kanë vajtuar më së shumti”, ka thënë Dodik në një video të publikuar në X.

“Disa janë duke tentuar të rishkruajnë historinë. Është e pamundshme, por ata që duan ta bëjnë këtë po përpiqen t’i shtrembërojnë faktet historike. Faktet historike për vuajtjet e popullit rus dhe atij serb dhe hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk do të mund të ndryshohen”, ka thënë Dodik.

Ai ka folur me respekt të madh për Putinin, të cilat e ka takuar disa herë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe të cilin e ka përshkruan si “lider të rëndësishëm historik të popullit rus”.

“Ai ka duruar gjithçka dhe ka ardhur në situatën e mirëpritjes së një homologu tjetër, që është i rëndësishëm në luftimin e elitës globale, dhe ai është presidenti (amerikan, Donald) Trump në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Dodik.

Më 27 mars, Gjykata në Bosnje-Hercegovinë ka kërkuar që Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) të lëshojë njoftim të kuq për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës”.

“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

Vendimi është marrë pasi të dy janë larguar nga Bosnja, duke shmangur procedurat ligjore kufitare, dhe ndërkohë është lëshuar fletarrestimi, që do të thotë se agjencitë policore duhet t’i dërgojnë para gjykatës së Bosnje-Hercegovinës.

Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar, pasi më 26 shkurt Dodik është dënuar në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së ka miratuar ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, ka bërë përpjekje që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial. Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ka marrë vendim më 7 mars për një masë të përkohshme dhe ka ndaluar zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti i entitetit./ REL

Previous Post

Fat për beqarët dhe përmirësim i financave, parashikimi i Horoskopit për sot

Next Post

Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

Next Post
Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bllokohen 51 ton misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës, numri i kamionëve të ndaluar arrin në 15.

Bllokohen 51 ton misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës, numri i kamionëve të ndaluar arrin në 15.

December 4, 2025
Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026, disa vende nisën bojkotin.

Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026, disa vende nisën bojkotin.

December 4, 2025
Vrasja e gruas një ditë më parë, 50-vjeçari shqiptar i gjetur i plagosur rëndë në Itali, dyshohet për…

Vrasja e gruas një ditë më parë, 50-vjeçari shqiptar i gjetur i plagosur rëndë në Itali, dyshohet për…

December 4, 2025
Kategoria Superiore/ Mbyllet java e 14, ja si është renditja aktuale në kampionat.

LAJME

Bllokohen 51 ton misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës, numri i kamionëve të ndaluar arrin në 15.

by timoni.al
December 4, 2025
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një sasi prej 51 ton misri për konsum kafshësh, e cila vinte nga...

Read moreDetails
Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026, disa vende nisën bojkotin.

Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026, disa vende nisën bojkotin.

December 4, 2025
Vrasja e gruas një ditë më parë, 50-vjeçari shqiptar i gjetur i plagosur rëndë në Itali, dyshohet për…

Vrasja e gruas një ditë më parë, 50-vjeçari shqiptar i gjetur i plagosur rëndë në Itali, dyshohet për…

December 4, 2025
Kategoria Superiore/ Mbyllet java e 14, ja si është renditja aktuale në kampionat.

Kategoria Superiore/ Mbyllet java e 14, ja si është renditja aktuale në kampionat.

December 4, 2025
Gjuetia për pasuritë kulturore: DASH dhe ambasada e SHBA-së ofrojnë ndihmë për të luftuar trafikimin e objekteve kulturore.

Gjuetia për pasuritë kulturore: DASH dhe ambasada e SHBA-së ofrojnë ndihmë për të luftuar trafikimin e objekteve kulturore.

December 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bllokohen 51 ton misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës, numri i kamionëve të ndaluar arrin në 15.

Bllokohen 51 ton misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës, numri i kamionëve të ndaluar arrin në 15.

December 4, 2025
Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026, disa vende nisën bojkotin.

Izraeli do të marrë pjesë në Eurovision 2026, disa vende nisën bojkotin.

December 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al