Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Krimi që tronditi Shqipërinë, arrestohen dy vëllezërit e 19-vjeçares në Durrës

Editor by Editor
February 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vajza që vrau të atin: Debati i fundit, kisha vetëm dy rrugë
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë arrestuar dy vëllezçrit e 19-vjeçares që vrau babain në Durrës. Pas hetimeve policia ka arrestuar 24-vjeçarin Hysen Meta dhe 22-vjeçarin Amarildo Meta.

Dyshohet se në qesen që ishte mbeshtjelle trupi i 50-vjeçarit, janë gjetur gjurmë gishtash të 24-vjeçarit.

Ishte vëllai i madh i 19-vjeçares ai i cili denoncoi i pari në polici zhdukjen e babait, i cili më pas u gjet i varrosur nga policia në Shënavlash të Durrësit.

Ndërkohë që disa orës pas ngjarjes që tronditi Durrësin, policia ka gjetur armën e krimit.

Pistoleta me të cilën Hygerta Meta, 19 vjeç, dyshohet se vrau të atin është gjetur nga forcat RENEA.

Çfarë iu gjet në duar, elementët që konfirmojnë se ishte Hygerta që ekzekutoi të atin me armë

Pistoleta u gjet në një moçal dhe sipas të dhënave, vajza ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.

Si ndodhi ngjarja

Gjakftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese, Hygerta Meta, ka rrëfyer me detaje si kreu vrasjen e të atit. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 19-vjeçarja nuk fsheh mllefin ndaj babait, të cilin e vrau me armën e tij të punës.

Urrejtja që përfundoi në tragjedi, sipas saj, i ka “rrënjët” që në vegjëli. Siç ajo ka rrëfyer, viktima, Pëllumb Meta ishte një kryefamiljar shumë autoritar dhe çdo vendim në familje merrej vetëm nga ai, duke mos pranuar mendimin e askujt tjetër.

E reja rrëfeu se ngjarja ndodhi pas një zënke të radhës me të atin, pasi ky i fundit kishte marrë vendimin për ta martuar edhe pse ajo nuk ishte dakord.

E gjithë ngjarja, sipas dëshmisë së saj ka ndodhur në kasollën e bagëtive, ku me një plan të mirëmenduar, ajo e ka qëlluar të atin me armë zjarri. Pas krimit e ka mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e krimit shprehet se e hodhi buzë detit.

Hygerta Meta, 19 vjeç, u prangos nga uniformat blu të Durrësit si e dyshuar kryesore për vrasjen e babait të saj. Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, teksa kronologjia e krimit fsheh ende shumë mister mbi mënyrën se si vrasja mund të jetë kryer.

Denoncimi si i zhdukur

Më datë 13 shkurt, djali i kryefamiljarit të vrarë, u paraqit para uniformave blu për të kërkuar ndihmë në gjetjen e të atit. Pëllumb Meta kishte humbur kontaktet me familjen dhe sipas 25-vjeçarit askush nuk kishte asnjë informacion mbi fatin e tij.

Hetimet e policisë

Për të paktën 10 ditë, viktima rezultonte i zhdukur, teksa policia e kërkonte. Mosdhënia rezultat e kërkimeve nxiti grupin hetimor të zgjeronte e thellonte hetimet, duke përfshirë edhe vetë familjen. Pas një hetimi të hollësishëm, grupi hetimor gjeti trupin e pa jetë të 50-vjeçarin. Me plagë të marra nga arma e zjarrit, Pëllumb Meta ishte groposur në oborrin e banesës së tij, shumë pranë familjes që e kërkonte.

Zbardhja e së vërtetës dhe dëshmia e 19-vjeçares

Pas gjetjes së trupit, uniformat blu arrestuan vajzën e viktimës, si e dyshuara kryesore e ngjarjes. Ajo ka pranuar krimit, duke mos shfaqur shenja pendese e mos pranuar në asnjë moment se është ndihmuar nga dikush tjetër në kryerjen e vrasjes. Konfliktet e vazhdueshme në familje, sjellja autoritare e të atit dhe insistimi për ta martuar pa aprovim, ishin arsyet e renditura nga adoleshentja për krimin e rëndë. Ajo u rikthye e shoqëruar nga uniformat blu në vendngjarje për të treguar dhe njëherë dinamikën e vrasjes, teksa në pamjet e siguruara shfaqet krejtësisht e qetë para gropës ku varrosi të atin.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe na i ka nxirë jetën. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit.”, deklaroi ajo.

Dyshimet mbi personat e përfshirë

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarit, i cili pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Trupi duket të jetë e vetmja provë e kësaj ngjarjeje, pasi arma e krimit nuk është gjetur ende nga hetuesit. Hygerta deklaroi se armën e ka hedhur buzë detit, duke mohuar të jetë ndihmuar nga dikush tjetër. Megjithatë, ajo ka theksuar se në momentin e krimit nuk është konfliktuar me të atin, por vetëm sa ka “zbrasur mllefin” së bashku me plumbat drejt babait të saj. Plani i 19-vjeçares për të “hequr qafe” të atin duket i mirëmenduar, teksa hetuesve iu deshën ditë për të zbuluar ngjarjen. Fizikisht duket mjaft e vështirë që një vajzë e re të mundet të vrasë e më pas tërheq trupin e të atit, duke hapur një gropë e varrosur atë. E gjithë kjo skenë në oborrin e banesës, duke mos lënë asnjë provë pas dhe duke mos krijuar asnjë dyshim tek familjarët. Hetimet do të përfshijnë dhe persona të tjerë për të hedhur dritë mbi misterin e kësaj ngjarjeje.

Dëshmitë e të afërmve

Të afërm të familjes u shfaqën të tronditur nga ky krim. Ata e përshkruan vajzën si të qetë, teksa nuk fshehën habinë apo dyshimin se vajza mund të ishte protagoniste e një skenari të tillë. Sipas tyre, ajo ishte e sjellshme dhe shumë e urtë, ndaj nuk kishte shfaqur kurrë shenja agresiviteti. Krushku i 50-vjeçarit, me djalin e të cilit është martuar vajza e tij e madhe, ka folur për kamerat dhe është shprehur i tronditur për ngjarjes.Ai ka thënë se i njihte si familje të mirë, teksa për vajzën është shprehur se “nuk mbyt dot një pulë e jo më një njeri”

Previous Post

Babëzia e Shefqet Kastratit nuk njeh limite/ Pasi ka kapur çdo gjë në Shqipëri, fiton dhe tenderin e naftës në Skrapar

Next Post

Fermerët polakë paralajmërojnë bllokimin e një pikëkalimi kyç me Gjermaninë

Next Post
Fermerët polakë paralajmërojnë bllokimin e një pikëkalimi kyç me Gjermaninë

Fermerët polakë paralajmërojnë bllokimin e një pikëkalimi kyç me Gjermaninë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

June 6, 2025
EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

June 6, 2025
Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

June 6, 2025
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

AKTUALITET

SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

by Editor
June 6, 2025
0

ANGLI- Kriminelët shqiptarë kanë gjetur një metodë e re të trafikut të emigrantëve për në Angli. Dailymail ka zbuluar skemën, ku trafikantët e njerëzve...

Read moreDetails
EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

June 6, 2025
Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

June 6, 2025
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

June 6, 2025
EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al