Friday, October 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Emri im është Manchester United”: Supertifozi bullgar që luftoi për të ndryshuar identitetin e tij

Editor by Editor
October 17, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
“Emri im është Manchester United”: Supertifozi bullgar që luftoi për të ndryshuar identitetin e tij
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse mendoni njihni tifozë të flaktë futbolli, mendohuni dy herë. Nw Bullgari ekziston një tifoz, i cili quhej Marin Levidzhov, por e deshi aq shumë Manchester United-in sa vendosi ta përjetësojë këtë dashuri, në emrin e tij. Levidzhov, i cili ndërroi jetë këtë javë në moshën 62-vjeçare, mbetet një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të pasionit pa kufij për një klub futbolli.

Për çdo tifoz të Manchester United-it, data 26 maj 1999 është e paharrueshme. Ishte nata kur golat në minutat shtesë të Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjær sollën përmbysjen historike ndaj Bayern Munchen dhe siguruan fitoren 2-1 në finalen e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”.

Në atë mbrëmje, në qytetin e vogël Svishtov buzë Danubit, një burrë 36-vjeçar me emrin Marin Zdravkov Levidzhov e përjetoi fitoren ndryshe nga të gjithë. Ai i bëri vetes një premtim: nëse United arrinte ta përmbyste ndeshjen, ai do të bënte gjithçka për të ndryshuar emrin e tij në Manchester United. Dhe kur Solskjær shënoi golin e dytë, ëndrra e Marin-it nisi të merrte formë.

“Emri im është Manchester United”: Supertifozi bullgar

Lufta për një emër

Të nesërmen, Marin shkoi te një avokat për të kërkuar ndryshimin e emrit. Ishte fillimi i një beteje ligjore 15-vjeçare, plot refuzime e zhgënjime. Në Bullgarinë post-komuniste, kërkesa e tij u cilësua si “absurde”. Gjykata e refuzoi fillimisht kërkesën për arsye të të drejtave të autorit, pasi “Manchester United” ishte një markë e mbrojtur ndërkombëtarisht.

Një gjykatës lokal më vonë i dha pjesërisht të drejtë: ai mund ta ndryshonte emrin e parë në Manchester, por jo mbiemrin në United. Marin nuk u dorëzua: “Nuk dua të quhem thjesht si një qytet anglez, dua të mbaj emrin e klubit që dua”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Një jetë e përkushtuar “Djajve të Kuq”

Jeta e Marin-it ishte modeste. Jetonte me të ëmën, punonte punë të ndryshme ndërtimi dhe kujdesej për një tufë macesh në oborrin e shtëpisë. Të gjitha macet kishin emra të lojtarëve të United-it, nga Rio Ferdinand te Rooney, por e preferuara e tij quhej Beckham.

Pas shumë përpjekjesh, Marin arriti një fitore të vogël: gjykata i lejoi që “United” të figurojë si nofkë zyrtare në kartën e identitetit. Por kjo nuk e kënaqte. “Nuk do të ndalem derisa të quhem plotësisht Manchester United”, thoshte ai shpesh.

Edhe pse i ofruan bashkëpunime tregtare dhe mundësi për të fituar para nga fama e tij, Marin i refuzoi të gjitha. Për të, emri “Manchester United” ishte i shenjtë, jo një burim fitimi.

“Emri im është Manchester United”: Supertifozi bullgar

Nga Svishtovi në Old Trafford

Në vitin 2011, një ekip gazetarësh realizoi dokumentar për jetën e tij dhe e bëri realitet ëndrrën që të vizitonte Old Trafford. Aty, Marin u takua edhe me Dimitar Berbatov, sulmuesin bullgar të United-it në atë kohë.

Tre vjet më vonë, në shenjë proteste ndaj vendimeve gjyqësore, ai bëri tatuazh stemën e klubit në ballë. Pas vdekjes së nënës nga Covid-19 dhe vështirësive ekonomike, jeta e tij u bë edhe më e rëndë, por ai gjeti një mënyrë për të përmbushur ëndrrën e tij shpirtërore: u pagëzua në një kishë ortodokse me emrin Manchester United Zdravkov Levidzhov. “Zoti të paktën do të më njohë me emrin tim të vërtetë”, thoshte ai.

Të hënën, më 13 tetor, zemra e tij pushoi së rrahuri. Ai që nisi si një tifoz i zakonshëm u bë simbol i dashurisë absolute për klubin e zemrës. Ndoshta tani, shpirti i Manchester United-it nga Svishtovi, më në fund do të gjejë paqen që kërkoi gjithë jetën.

Previous Post

Kremlini: Putin e informoi Trumpin për rreziqet nga raketat Tomahawk, të cilat mund të dëmtojnë procesin e paqes

Next Post

Fiks Fare/ Dy gratë që u shantazhuan për të realizuar marrëdhënie intime me të njëjtin burrë përshkruajnë si u detyruan të kryenin veprime të paimagjinueshme…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Opozita ndalon miratimin e rregullave për zgjedhjet në KQZ, burime për Top Channel: PS i drejtohet Kolegji Zgjedhor për zgjidhjen e krizës.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të implementojë për herë të parë një projekt testues me teknologjinë AI për përpunimin e rezultateve.

October 17, 2025
Uragani Halong shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Alaskë, një jetë e humbur.

Uragani Halong shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Alaskë, një jetë e humbur.

October 17, 2025
Tragjedi në botën e futbollit, një lojtar 19-vjeçar humb jetën pas një kolapsi gjatë ndeshjes.

Tragjedi në botën e futbollit, një lojtar 19-vjeçar humb jetën pas një kolapsi gjatë ndeshjes.

October 17, 2025
Presidenti Begaj zhvillon një takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, ku diskutohet për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin ekonomik.

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të implementojë për herë të parë një projekt testues me teknologjinë AI për përpunimin e rezultateve.

by timoni.al
October 17, 2025
0

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të eksperimentojë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale...

Read moreDetails
Uragani Halong shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Alaskë, një jetë e humbur.

Uragani Halong shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Alaskë, një jetë e humbur.

October 17, 2025
Tragjedi në botën e futbollit, një lojtar 19-vjeçar humb jetën pas një kolapsi gjatë ndeshjes.

Tragjedi në botën e futbollit, një lojtar 19-vjeçar humb jetën pas një kolapsi gjatë ndeshjes.

October 17, 2025
Presidenti Begaj zhvillon një takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, ku diskutohet për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Presidenti Begaj zhvillon një takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, ku diskutohet për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin ekonomik.

October 17, 2025
Peruja në kufirin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas protestave kundër kreut të ri të shtetit, me një të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Peruja në kufirin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas protestave kundër kreut të ri të shtetit, me një të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

October 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Opozita ndalon miratimin e rregullave për zgjedhjet në KQZ, burime për Top Channel: PS i drejtohet Kolegji Zgjedhor për zgjidhjen e krizës.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të implementojë për herë të parë një projekt testues me teknologjinë AI për përpunimin e rezultateve.

October 17, 2025
Uragani Halong shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Alaskë, një jetë e humbur.

Uragani Halong shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Alaskë, një jetë e humbur.

October 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al