Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Bilisht-Korçë.
Burime bëjnë me është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Mësohet se mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi është goditur nga “Benz-i”.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur tetë persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Korçës. Fatkeqësisht, një prej të plagosurve nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasja Miranda Malolli, rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll, pasagjere në automjetin tip “Ford”.