Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Mbyllen hetimet për inceneratorin e Fierit, SPAK çon në GJKKO 21 të pandehur, mes tyre Bllako dhe Koka

Editor by Editor
December 6, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
EMRAT/ Mbyllen hetimet për inceneratorin e Fierit, SPAK çon në GJKKO 21 të pandehur, mes tyre Bllako dhe Koka
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit, ndërsa ditën e djeshme u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes të cilëve edhe ish-deputeti Alqi Ballko e ish ministri Lefter Koka.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, 4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Pas mbylljes së hetimeve, priten qëndrimet e avokatëve dhe më pas GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Rreth dy javë më parë, GJKKO firmosi 11 urdhërarreste për inceneratorin e Fierit, ku u caktuan 10 masa ‘arrest në burg’ dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’. Për pesë prej tyre vendimi u ekzekutua menjëherë, ndërsa për pesë të tjerë u tha se nuk janë gjendur në shtëpi dhe dyshohej se kanë ikur jashtë territorit tonë. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology waste Treatment Fier” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimet e SPAK doli që Klodian Zoto me bashkëpunëtorët e tij organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë. Në pranga përfunduan Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, ndërsa në kërkim u shpallën Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione.

OPERACIONI I FUNDIT

Siç edhe u mësua në atë operacion, në mesin e të arrestuarve ishte Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të inceneratorit të Fierit, i cili ka miratuar dhe më pas dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime fiktive të shoqërisë, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar sipas kontratës. Gjithashtu, Arben Dervishaj ka marrë përfitime të parregullta nga Klodian Zoto, aksioner kryesor i inceneratorit, përfitime të udhëtimeve të tij private, biletave avioni, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali. Zoto me administratorët e inceneratorit kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së shumave monetare. Ndërkohë, ashtu siç dyshonte që në mars SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Sipas SPAK, është e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga Alqi Bllako, ndërsa Lefter Koka ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncesionit të ndërtimit të inceneratorit. Me këto urdhërarreste personat për të cilët ka një akuzë për inceneratorin e Fierit bëhen 21, duke iu bashkuar edhe 10 masave të marsit të kaluar. Ende SPAK nuk e ka shpjeguar lidhjen mes inceneratorit të Fierit dhe Arjola Kodrës, administratore e inceneratorit të Tiranës dhe italianit Giuseppe Ciaffaglione, ish-administrator i Landfillit të Sharrës, por SPAK pretendon se po vijon hetimet ndërkohë.

MASAT E MËPARSHME

Në një aksion të marsit të kaluar për inceneratorin e Fierit, SPAK konstatoi se janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve, por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit; Alqi Bllako ish-deputet dhe ishSekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nga 10 masa sigurie 8 kanë qenë masa ‘arrest me burg’ dhe 2 në ‘arrest shtëpie’ për inceneratorin e Fierit. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli, ndërkohë që 2 gratë, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi, janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për inceneratorin e Fierit, ndonëse Lefter Koka ka marrë masë arresti me burg edhe për inceneratorin e Elbasanit.

EMRAT E TË HETUARVE

Administratorët e firmave private të

përfshirë:

Arbër Denizi – Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)
Juri Ymeraj – Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)
Silvester Dreza – (Në kërkim)
Enver Sheshi Administrator i “Leli-17” sh.p.k (i arrestuar)
Robert Shabani përfaqësues ligjor i “Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)
Regan Merdani – Administrator i “Froggy” sh.p.k, (i arrestuar)
Gentian Zifla, Administrator i “Itneg” sh.p.k, (I arrestuar)

Personat me përgjegjësi administrative të përfshirë

Luran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit (në kërkim).

Arjola Kodra, administratore e inceneratorit të Tiranës (në kërkim).
Arben Dervishaj, biznesmen, zv. President i FSHF (i arrestuar).
Giuseppe Ciaffaglione, administrator i Landfillit të Sharrës (në kërkim).

Previous Post

Samiti i Tiranës, 2.6 mld euro mbështetje për energjinë në rajon, emigrimi në fokus

Next Post

SAMITI/ Autobusët parkohen, rrugët bllokohen, ku nuk duhet të kaloni sot

Next Post
SAMITI/ Autobusët parkohen, rrugët bllokohen, ku nuk duhet të kaloni sot

SAMITI/ Autobusët parkohen, rrugët bllokohen, ku nuk duhet të kaloni sot

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
AKTUALITET

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

by Editor
June 8, 2025
0

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale...

Read moreDetails
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025
Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

Ish-truproja i Ronaldos zbulon se sa para fitonte ndërsa punonte për superyllin portugez

June 8, 2025
Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al