Sunday, March 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Ishin në kërkim ndërkombëtar, 3 të arrestuar, mes tyre dhe një turk

Editor by Editor
December 24, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
EMRAT/ Ishin në kërkim ndërkombëtar, 3 të arrestuar, mes tyre dhe një turk
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar në kuadër të një aksioni policor, mes tyre dhe një turk.

Mësohet se është arrestuar në Francë Alban Skonja, turku Yalcin Hanci në Gjeorgji dhe në Gjermani u kap Kridens Mecollari.

Pjesë nga njoftimi i policisë:

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sete”, Policia franceze ka kapur në Francë dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Durrës. Per këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se më datë 02.07.2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Batumi”, Policia gjeorgjeze ka kapur në Gjeorgji dhe ka arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shtetasi turk Y. H., 49 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Europës, kundrejt parave.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “International”, Policia gjermane ka kapur në Gjermani dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 06.11.2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh. Gjithashtu, ky shtetas, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari.

Previous Post

Megi Pojani konfirmon “LIVE” lidhjen me Endri Çekiçin?

Next Post

Falsifikim dokumentesh, burg për vëllanë e kryetares së Bulqizës

Next Post
Falsifikim dokumentesh, burg për vëllanë e kryetares së Bulqizës

Falsifikim dokumentesh, burg për vëllanë e kryetares së Bulqizës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas shpalljes së anulimit të ‘Finalissima’, Spanja siguron një rival për ndeshjen e planifikuar më 27 mars.

Pas shpalljes së anulimit të ‘Finalissima’, Spanja siguron një rival për ndeshjen e planifikuar më 27 mars.

March 15, 2026
Nadire Meçorapaj emërohet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

Nadire Meçorapaj emërohet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

March 15, 2026
LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

LIVE/ Konflikti në Lindjen e Mesme po vazhdon, me sulme të ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit. Teherani paralajmëron se do të ekzekutojë Netanyahun. Ministri i Jashtëm iranian deklaron se Khamenei është në shëndet të mirë.

March 15, 2026
Putin ofron ndihmë personale pas sulmit, lideri i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për trajtim.

LAJME

Pas shpalljes së anulimit të ‘Finalissima’, Spanja siguron një rival për ndeshjen e planifikuar më 27 mars.

by timoni.al
March 15, 2026
0

Pas anulimit të ndeshjes ‘Finalissima’ me Argjentinën, Spanja ka gjetur një kundërshtar të ri për të zhvilluar një ndeshje miqësore...

Read moreDetails
Nadire Meçorapaj emërohet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

Nadire Meçorapaj emërohet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

March 15, 2026
LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, me intensifikimin e sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Teherani premton hakmarrje ndaj Netanyahut.

LIVE/ Konflikti në Lindjen e Mesme po vazhdon, me sulme të ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit. Teherani paralajmëron se do të ekzekutojë Netanyahun. Ministri i Jashtëm iranian deklaron se Khamenei është në shëndet të mirë.

March 15, 2026
Putin ofron ndihmë personale pas sulmit, lideri i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për trajtim.

Putin ofron ndihmë personale pas sulmit, lideri i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për trajtim.

March 15, 2026
Dron sulmon bazën ajrore në Kuvajt, një avion ushtarak italian shkatërrohet.

Dron sulmon bazën ajrore në Kuvajt, një avion ushtarak italian shkatërrohet.

March 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas shpalljes së anulimit të ‘Finalissima’, Spanja siguron një rival për ndeshjen e planifikuar më 27 mars.

Pas shpalljes së anulimit të ‘Finalissima’, Spanja siguron një rival për ndeshjen e planifikuar më 27 mars.

March 15, 2026
Nadire Meçorapaj emërohet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

Nadire Meçorapaj emërohet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

March 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al