Thursday, December 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Arrestimi i Dritan Metajt, Hoxha : Dy “gjeneralët” janë të lirë, trafikuan 2.5 ton kokainë

Editor by Editor
October 9, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
EMRAT/ Arrestimi i Dritan Metajt, Hoxha : Dy “gjeneralët” janë të lirë, trafikuan 2.5 ton kokainë
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja nga operacioni i mbrëmjes së sotme të Policisë së Shtetit, ku u vu në pranga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, u shpallën në kërkim 3 të tjerë, si dhe u rrethua banesa dhe biznesi i të shumëkërkuarit Gëzim Çela në Fushë Kuqe.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” Hoxha tha se aksioni për vëzhgimin dhe kapjen e personave të rrezikshëm që merren me trafikun e lëndëve narkotike ka nisur në muajin gusht.

Sipas tij në këtë operacion është përfshirë edhe DEA dhe FRONTEX, pasi bëhet fjalë për një sasi të madhe kokaine.

Ai theksoi se dy nga drejtuesit më të lartë të bandave të narkotrafikut në Shqipëri nuk janë kapur, dhe ndodhen jashtë vendit.

Sipas gazetarit investigativ, operaconi ka nisur nga DEA dhe më pas janë përfshirë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza. Kjo ka ndodhur për shkak se ka dyshime që bëhej fjalë për trafik të 2.5 tonëve kokainë.

“Në 15 gusht të këtij viti, është kryer operacion në det të hapur, operacion ndërkombëtar. Ajo që është bërë sot, është vijim i operacionit të 15 gushtit. Ky operacion e ka patur zanafillën nga DEA amerikane.

Në operacion janë përfshirë nga ajri helikopterët e Frontex dhe Guardia di Finanza.  Kanë ndjekur deri tani tre mjete lundruese. Bëhet fjalë për një velierë në të cilën udhëtonin dy ukrainas. Këta kishin ardhur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi dhe po kalonin në brigjet shqiptare. Nga bregdeti i Shqipërisë drejt tyre, janë nisur një gomone e madhe dhe pas saj një gomone më e vogël. Operacioni ka qenë në gjurmim.

RENEA ka shkuar në një lokal në lagunën e Patok, pronë e të afërmeve të Gëzim Çelës. Ideja ishte të goditej baza në tokë dhe lënda narkotike në det.

Shtetasit ukrainas kanë parë ndjekjen që u bëhej nga ajri dhe deti, kanë vendosur ta djegin mjetin dhe e kanë djegur. Bashkë me velierën u dogj edhe lënda narkotike. Është thënë që po bëhej shkëmbim kokaine me kanabis.

Ka patur edhe sasi të mëdha parash. Ukrainasit e dogjën velierën. Gjatë operacionit të kërkimit janë gjetur vetëm 23kg në det, pjesa tjetër nuk u gjet. Gomonia tjetër u kap, një nga skafistët më të vjetër, Besnik Brokeri, por emrin e vërtetë e ka Besnik Brokaj. Edhe në atë kohë u kap një shef policie, Arlind Ismailukaj.

Dy personat kryesorë të operacionit, ishin Gëzim Çela, që nuk arrihej të kapej dot. I dyti është Arben Dalipi, ekziston si fantazëm, nuk kapet asnjëherë. Habilajt përshembull kanë qenë korrierë para Dalipit.

Të futet DEA, Frontex dhe Guardia di Finanza, nuk hyjnë për kanabis. Nga informacionet, rezulton se bëhej fjalë për sasi heroine 2.5 ton, që po vinte nga Turqia.

Nuk është gjetur lënda narkotike. Dyshimet janë që ose ka humbur me mjetin e tretë lundrues, që dyshihet se ka qenë Arben Dalipi, ose është djegur bashkë me velierën.

Nuk është një grup, janë të paktën tre grupe. Grupi i Vlorës, grupi i Gëzim Çelës apo i Fushë Kuqes dhe grupi i tretë është grupi i Durrësit. Kemi minimalisht tre grupe që kanë operuar në një kombinim të tillë.

U gjet veliera e djegur, një gomone, 23kg kanabis dhe 45 mijë euro.

Ky operacion, pati një vijim. Në gusht u zbulua vetëm ish oficeri Arlind Ismailukaj. Në urdhër arrestet e sotëm, për Gëzim Çelën, Arben Dalipin dhe Roland Guza. Për të tre këta janë shpallur urdhër arrestet por nuk është bërë e mundur kapja. Është kapur shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që akuzohet se ka garantuar paprekshëmërinë e tyre dhe ka dhënë informacion.

Pra, operacioni i sotëm është tentuar në Vlorë, në Durrës, Kurbin, pamë që ishte rrethuar vila e Gëzim Celës. Nga katër persona u kap vetëm një.

Që nga gushti, as Gëzim Çela dhe as Arben Dalipi nuk kanë qenë në Shqipëri“, tha Hoxha.

Previous Post

Reagon Bardhi pas përjashtimit nga partia: Nuk e njoh këtë strukturë, nuk ka lidhje me PD-në

Next Post

FSHF del me njoftimin urgjent për biletat në ndeshjen me Çekinë

Next Post
FSHF del me njoftimin urgjent për biletat në ndeshjen me Çekinë

FSHF del me njoftimin urgjent për biletat në ndeshjen me Çekinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ndërron jetë në moshen 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, pas një beteje me kancerin.

Ndërron jetë në moshen 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, pas një beteje me kancerin.

December 25, 2025
Policia e Shkodrës realizon aksion, arrestohet një 25-vjeçar, shpallet në kërkim një person tjetër.

Policia e Shkodrës realizon aksion, arrestohet një 25-vjeçar, shpallet në kërkim një person tjetër.

December 25, 2025
Autoritetet turke arrestojnë 117 të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll, ndërsa planifikonin sulme për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

Autoritetet turke arrestojnë 117 të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll, ndërsa planifikonin sulme për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

December 25, 2025
Zelensky bën një urim të veçantë për Krishtlindje, duke i dëshiruar paqe popullit ukrainas dhe duke përmendur… vdekjen e Putinit?

LAJME

Ndërron jetë në moshen 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, pas një beteje me kancerin.

by timoni.al
December 25, 2025
0

Aktori Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin. Ai ndërroi jetë më 22 dhjetor...

Read moreDetails
Policia e Shkodrës realizon aksion, arrestohet një 25-vjeçar, shpallet në kërkim një person tjetër.

Policia e Shkodrës realizon aksion, arrestohet një 25-vjeçar, shpallet në kërkim një person tjetër.

December 25, 2025
Autoritetet turke arrestojnë 117 të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll, ndërsa planifikonin sulme për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

Autoritetet turke arrestojnë 117 të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll, ndërsa planifikonin sulme për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

December 25, 2025
Zelensky bën një urim të veçantë për Krishtlindje, duke i dëshiruar paqe popullit ukrainas dhe duke përmendur… vdekjen e Putinit?

Zelensky bën një urim të veçantë për Krishtlindje, duke i dëshiruar paqe popullit ukrainas dhe duke përmendur… vdekjen e Putinit?

December 25, 2025
Shpërthimi i fuqishëm i tritolit ndaj bankës në Selanik shkakton dëme në apartamentet dhe bizneset përreth gjatë natës.

Shpërthimi i fuqishëm i tritolit ndaj bankës në Selanik shkakton dëme në apartamentet dhe bizneset përreth gjatë natës.

December 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndërron jetë në moshen 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, pas një beteje me kancerin.

Ndërron jetë në moshen 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, pas një beteje me kancerin.

December 25, 2025
Policia e Shkodrës realizon aksion, arrestohet një 25-vjeçar, shpallet në kërkim një person tjetër.

Policia e Shkodrës realizon aksion, arrestohet një 25-vjeçar, shpallet në kërkim një person tjetër.

December 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al