Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eltar Deda korrupsion me tenderat në krye të Albpetrol, i jep 150 mijë euro ish kreut të AKBN Bardhi Melit

Editor by Editor
December 18, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Eltar Deda korrupsion me tenderat në krye të Albpetrol, i jep 150 mijë euro ish kreut të AKBN Bardhi Melit
0
SHARES
101
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol”, i ka dhënë një tender 150 mijë euro kompanisë së Bardhi Melit, një ish-zyrtari të lartë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), nën dyshimet e shkeljes flagrante të kritereve të përcaktuara nga vetë institucioni për këtë procedurë.

Në 15 Dhjetor 2022, kompania shtetërore e drejtuar nga një zyrtar i lartë socialist, Eltar Deda, ka shpallur rezultatet e tenderit “Blerje purteka (16 mm, 22 mm dhe 25mm)”, me fond limit 17.585.000 lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit me fond 150 mijë euro të “Albpetrol”
Në foto: Rezultatet e tenderit me fond 150 mijë euro të “Albpetrol”

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “USalb & Co”, me ofertë 17.319.100 lekë të reja ose rreth 265.000 lekë të reja më pak. Ndërkohë në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk jepen detaje nëse ka pasur pjesëmarrës të tjerë në këtë tender.

Shkelje kriteresh

Kompania e Bardhi Melit duket se nuk plotësonte një prej kritereve bazë të vendosura nga kompania “Albpetrol”, atë të kapacitetit ekonomik dhe financiar.

Në dokumentat e tenderit me vlerë 150 mijë euro thuhet se kompanitë pjesëmarrëse duhet të dorëzojne “kopje të çertifikuar të bilancit për vitin financiar 2021…”.

Po ashtu, institucioni i drejtuar nga Eltar Deda, kishte parashikuar si kriter për t’u plotësuar nga kompanitë pjesëmarrëse në tender edhe dorëzimin e “vërtetimit për xhiron vjetore për vitet financiare 2019, 2020, 2021, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e fondit limit”.

Në foto: Dokumenti mbi kriteret ekonomiko-financiare për pjesëmarrësit në tender
Në foto: Dokumenti mbi kriteret ekonomiko-financiare për pjesëmarrësit në tender

Të dhënat zyrtare dëshmojnë që kompania fituese e tenderit nuk plotëson asnjë prej këtyre kritereve.

Konkretisht, shoqëria “USalb & Co” është themeluar në 15 mars 2022 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit një javë më vonë, në 23 mars 2022.

Në foto: Kompania “USalb & Co” është krijuar në Mars 2022
Në foto: Kompania “USalb & Co” është krijuar në Mars 2022

Pra, shoqëria në pronësi të Bardhi Melit nuk plotësonte asnjë prej këtyre kritereve, pasi nuk ka pasur mundësi reale për të dorëzuar as bilancin financiar të vitit 2021 dhe as vërtetim për xhiron vjetore të viteve 2019, 2020 dhe 2021. Për faktin e thjeshtë-ajo nuk ka ekzistuar në atë kohë.

Por, megjithatë, ajo rezulton fituese në tenderin e zhvilluar nga institucioni i drejtuar prej ish-deputetit socialist, Eltar Deda.

Meli, karriera politike

Inxhinjeri Bardhi Meli ka pasur më herët një karrierë intensive politike, para se t’i rikthehej angazhimit të tij profesional.

Ai ka qenë kryetar i Bashkisë së Patosit në vitet 2007-2011, nën siglën e Partisë Socialist. Më tej kaloi në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas vitit 2013, kur LSI erdhë në pushtet në koalicion me Partinë Socialiste, Bardhi Meli mbajti për disa kohë pozicioni e zv.drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Agjencia BIRN në një raportim të mëhershëm, ngriti dyshimet se Meli, në cilësinë e zyrtarit të AKBN-së, kishte nënshkruar kontrata me një kompani nën hetim për kontrabandë, “Phoenix Petroleum”, në pronësi të Isuf Berberit, një biznesmen i lidhur gjithashtu ngushtë në atë kohë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Bardhi Meli ishte kandidat për deputet i LSI-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, por nuk arriti të siguronte një vend në Parlament.

Tashmë, prej marsit të vitit 2022, ai është rikthyer në profesionin e tij, duke krijuar shoqërinë private “USalb & Co”. / Bold News

 

Previous Post

Nesër SPAK organizon ceremoni për drejtuesin e ri

Next Post

Tensionet në veri të Kosovës, serbët protestojnë në Jarinjë

Next Post
Tensionet në veri të Kosovës, serbët protestojnë në Jarinjë

Tensionet në veri të Kosovës, serbët protestojnë në Jarinjë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Auto Draft

Ekskluzive/ Zyrtarja e tenderave bashkëpunon me drejtësinë dhe dëshmon çdo gjë në SPAK, skema e tunelit të llogarasë 190 milionë që fundos Ballukun dhe Rrok Gjokën

July 8, 2025
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë

July 8, 2025
Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

July 8, 2025
“Kërkojmë hetim ndërkombëtar!” Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalny-t në Rusi

Blushi: Salianji nuk duhej të ishte burgosur, lirimi i tij, akt shumë i vonuar. Regjimi i drejtësisë së “Ramaduros” duhet të marrë fund

July 8, 2025
Auto Draft
AKTUALITET

Ekskluzive/ Zyrtarja e tenderave bashkëpunon me drejtësinë dhe dëshmon çdo gjë në SPAK, skema e tunelit të llogarasë 190 milionë që fundos Ballukun dhe Rrok Gjokën

by Editor
July 8, 2025
0

Tiranë – Një nga skandalet më të mëdha korruptive të viteve të fundit mund të sjellë tronditje të madhe në...

Read moreDetails
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë

July 8, 2025
Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

July 8, 2025
“Kërkojmë hetim ndërkombëtar!” Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalny-t në Rusi

Blushi: Salianji nuk duhej të ishte burgosur, lirimi i tij, akt shumë i vonuar. Regjimi i drejtësisë së “Ramaduros” duhet të marrë fund

July 8, 2025
Bashkia e Tiranës gati për zgjedhje të reja/ Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës gati për zgjedhje të reja/ Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

July 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Auto Draft

Ekskluzive/ Zyrtarja e tenderave bashkëpunon me drejtësinë dhe dëshmon çdo gjë në SPAK, skema e tunelit të llogarasë 190 milionë që fundos Ballukun dhe Rrok Gjokën

July 8, 2025
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë

July 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al