Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Saimir Tahiri ndërton vilë disa milion euro në Baldushk, burimi i parave ngelet enigmë

Editor by Editor
April 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Ekskluzive/ Saimir Tahiri ndërton vilë disa milion euro në Baldushk, burimi i parave ngelet enigmë
0
SHARES
497
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron pasuri familjare prej 23.2 milionë lekësh, ndërsa rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vitin 2024.

Kjo foto që po shihni më poshtë është vila në ndërtim e Saimir Tahirit. Vila me vlerë disa milion euro po ndërtohet në fshatin Baldushk. E vendosur sipër në një kodër, me dy kate dhe me shumë dhoma, vila e Tahirit duket një vilë me përmasat e vilave që ndodhen në zonën e Lundrës.

Kjo vilë e kushtueshme e Tahirit sipas të ardhurave që ai vet ka deklaruar nuk mund të jusfitikohet. Me cfarë parash po e ndërton këtë vilë Saimir Tahiri dhe cili është burimi i tyre?!- Kjo pyetje shtrohet natyrshëm pasi lexon skedën e pasurisë që ish-ministri ka deklaruar në ILDKPKI.

Tahiri pas daljes nga burgu është futur edhe në biznesin e ndërtimit ku po ndërton disa pallate banimi në hyrje të Tiranës në zonën e ish-sheshit Shqiponja.

Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars 2017.

Tahiri u rizgjodh deputet pak muaj më vonë, por u detyrua të largohej me dorëheqje nga parlamenti në maj 2018, për t’u përballur ‘si qytetar i thjeshtë’ me akuzat e Prokurorisë për implikim të tij në trafikun e drogës së kryer nga grupi i Habilajve.

Në shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u pezullua për 3 vjet. Tahiri e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim sërish në shkallë të parë.

Saimir Tahiri ka përfunduar studimet për drejtësi dhe është zgjedhur deputet për herë në parë në vitin 2009. Ai ishte gjithashtu kryetari i PS-së për degën e Tiranës që prej vitit 2011.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Saimir Tahiri nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për vitet 2010-2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Saimir Tahiri deklaronte pasuri familjare me vlerë 15.6 milionë lekë, ndërsa në vitin 2018, pasuria familjare rezulton në vlerën e 23.2 milionë lekëve.

Në qershor të vitit 2018, pasuria e Z. Tahiri përbëhet nga pasuria e patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 9.3 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e Z. Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes. Rreth 1.4% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Gjatë vitit 2017, Z. Tahiri rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 3.3 milionë lekëve për të mbuluar shtesat e aseteve në depozita bankare, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një kredi bankare të shlyer brenda vitit për mosrealizim qëllimi si dhe mospërputhjet e deklarimeve për likujditetet bankare.

Më konkretisht në vitin 2015, Z. Tahiri deklaron marrjen e një kredie prej 2.1 milionë lekësh për shlyerjen e një detyrimi financiar, e cila është rikthyer në bankë në fund të vitit 2015 për mosrealizim të qëllimit. Subjekti sqaron në ILDKPKI se pas marrëveshjes së arritur në zyrën përmbarimore, detyrimi do të shlyhet çdo muaj në llogarinë e paditësve.

Sa i përket likujditeteve bankare, Z. Tahiri dhe bashkëshortja e tij i deklarojnë herë si gjendje në fund të vitit dhe herë si shtesa/pakësime krahasuar me deklarimin paraardhës, gjë që e vështirëson kalkulimin e saktë të depozitave bankare.

Sipas analizës kumulative të kryer nga BIRN, subjekti dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me 14.2 milionë lekë likujditete bankare në mesin e vitit 2018, ndërkohë që Z. Tahiri deklaron se zotëron likujditete bankare prej 9.3 milionë lekësh.

Previous Post

Myrto Uzuni drejt largimit nga Granada

Next Post

Tjetërsimi i tokave në Durrës/ Rastet e Kërtushës: Një pronë në emrin e të vdekuri, një tjetër pronar padjeni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

June 17, 2025
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

June 17, 2025
GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

June 17, 2025
“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë
AKTUALITET

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

by Editor
June 17, 2025
0

Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit, teksa lojtari me origjinw shqiptare, Mario Bacaj ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare pasi...

Read moreDetails
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

June 17, 2025
GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

June 17, 2025
“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

June 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

June 17, 2025
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

June 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al