Thursday, March 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Rruga e Arbërit ose “rruga e korrupsionit”, firma e Erind Gjokës, nënkontratat e Rrok Gjokës dhe hijet e pushtetit

Editor by Editor
March 12, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ekskluzive/ Rruga e Arbërit ose “rruga e korrupsionit”, firma e Erind Gjokës, nënkontratat e Rrok Gjokës dhe hijet e pushtetit
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Investigim nga Timoni.al

Në pamje të parë, procedura për ndërtimin e rrugës së arbërit duket formalisht e rregullt. Dokumentet tregojnë një kompani fituese, kontratë të lidhur dhe një seri nënkontratash për realizimin e punimeve. Por kur analizohen më thellë lidhjet mes personave dhe kompanive të përfshira, tabloja bëhet shumë më e dyshimtë dhe ngre pikëpyetje serioze për korrupsion dhe konflikt interesi.

Të gjithë në Shqipëri e dinë se projekti në fakt është realizuar nga kompania Gjoka Construction, në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka. Megjithatë, në dokumentet zyrtare të kontratës nuk figuron kjo kompani dhe as vetë Gjoka si titullar i kontratës.

Fituesi formal i procedurës për ndërtimin e rrugës së arbërit rezulton të jetë Erind Gjoka, me një kompani të krijuar rishtazi. Ky fakt është thelbësor për të kuptuar skemën: Erind Gjoka është djali i Rrok Gjokës. Pra kontrata publike nuk i jepet kompanisë së njohur që realisht kryen punimet, por një firme të re, të lidhur familjarisht me të.

Menjëherë pas marrjes së tenderit ndodh një veprim tjetër: kompania e Erind Gjokës nënkontrakton pikërisht Gjoka Construction për realizimin e rrugës. Më pas, kjo kompani vazhdon zinxhirin e nënkontraktimeve duke ua kaluar punimet firmave të tjera.

Në sipërfaqe, kjo mund të duket një praktikë e zakonshme në sektorin e ndërtimit. Por pyetja kryesore mbetet: pse një projekt kaq i madh nuk iu dha direkt Gjoka Construction, por një firme të sapokrijuar pa eksperiencë?

Për ta kuptuar këtë duhet parë edhe kapaciteti real i kompanisë deri në momentin kur mori këtë projekt. Deri atëherë, Gjoka Construction konsiderohej një kompani relativisht e vogël. Aseti kryesor i saj ishte një hidrocentral në zonën e Bulqizë, i realizuar në partneritet me një ortak tjetër. Pra kapacitetet financiare dhe teknike për një koncesion të madh infrastrukture ishin të diskutueshme.

Por kompania e re e Erind Gjokës kishte një “avantazh” tjetër: lidhjet familjare. Ai është dhëndri i biznesmenit Gazmend Demi, një figurë e njohur në biznesin shqiptar dhe me lidhje të forta politike. Sipas burimeve dhe dyshimeve që qarkullojnë prej vitesh në sektorin e ndërtimit, tenderi dyshohet se është kontrolluar nga një rreth interesash ku përmendet edhe emri i Olsi Rama.

Sipas këtyre pretendimeve, struktura e kontratës u ndërtua pikërisht për të krijuar një filtër besimi: jo direkt tek Rrok Gjoka, por tek dhëndri i familjes së lidhur me qendrën e pushtetit.

Me kalimin e kohës, Rrok Gjoka fitoi besimin e këtij rrethi dhe u shndërrua në një nga kontraktorët e mëdhenj të projekteve publike. Në një rast tjetër, sipas burimeve të sektorit, për një tender të diskutueshëm u shkarkuan edhe drejtues të institucioneve si Komisioni i Prokurimit Publik dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, pasi procedura nuk po ecte sipas interesave të caktuara.

Por ndoshta prova më e fortë që hedh dyshime mbi gjithë këtë procedurë është kronologjia e punimeve. Një kërkim i thjeshtë në burime publike dhe në internet tregon se punimet në terren kanë nisur para lidhjes së kontratës, madje në disa raste edhe para dhënies së lejes së ndërtimit për rrugën.

Kjo do të thotë se praktikisht rruga është ndërtuar fillimisht dhe më pas janë ndjekur procedurat formale për ta legalizuar projektin.

Problemet nuk ndalen këtu. Sipas ekspertëve lokalë dhe banorëve të zonës, rruga është ndërtuar shpesh pa respektuar standardet dhe projektin teknik. Në disa segmente trasa është devijuar, në të tjera urat janë shkurtuar për të ulur kostot. Madje ka raste ku rruga është zhvendosur qëllimisht për të favorizuar ndërtimin e resorteve private përgjatë saj.

Në disa prej këtyre rasteve janë ndërtuar objekte pa leje, madje edhe në toka me kategori kadastrale “lum”. Më pas, këto objekte janë legalizuar në kundërshtim me rregullat, pasi sipas ligjit ndërtimet në tokë me këtë kategori nuk mund të legalizohen.

Skema përsëritet edhe në projekte të tjera infrastrukturore, si segmenti rrugor Melan–Peshkopi. Edhe aty, sipas burimeve të sektorit, projekti është hartuar nga kompania e Gjokës, tenderi është fituar nga e njëjta kompani dhe punimet janë kaluar më pas tek nënkontraktorë të ndryshëm.

Në fund të zinxhirit, kompania kryesore del me miliona euro fitim pa realizuar drejtpërdrejt pjesën më të madhe të punimeve, ndërsa paratë publike shpërndahen në një rrjet kontratash dhe nënkontratash.

Kjo histori tregon qartë një model që është bërë i zakonshëm në Shqipëri: tenderë publikë të mëdhenj që kalojnë përmes kompanive të ndërmjetme, lidhjeve familjare dhe nënkontraktimeve të shumta, duke krijuar një sistem ku përfitimi real nuk lidhet me aftësinë për të ndërtuar, por me afërsinë me pushtetin.

Dhe kështu, milionat e buxhetit publik përfundojnë në duart e pak njerëzve, ndërsa infrastruktura ndërtohet pa standarde dhe pa transparencë.

Previous Post

Arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit, i dënuar me burg në Itali

Next Post

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për Klopp, por e ardhmja e trajnerit gjerman nuk ndodhet në Spanjë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ish-partneri i Britney Spears e ngjashmoi me gratë iraniane, duke thënë se ajo ishte e shtypur nga shumë individë.

Ish-partneri i Britney Spears e ngjashmoi me gratë iraniane, duke thënë se ajo ishte e shtypur nga shumë individë.

March 12, 2026
Brad Pitt dhe Ines de Ramon në një jaht të shtrenjtë gjatë xhirimeve në Greqi

Brad Pitt dhe Ines de Ramon në një jaht të shtrenjtë gjatë xhirimeve në Greqi

March 12, 2026
Mateo dhe Miri përplasen ashpër pas deklaratës për Selin, banori: Kam një grua të shkëlqyer, ty...

Mateo dhe Miri përplasen ashpër pas deklaratës për Selin, banori: Kam një grua të shkëlqyer, ty…

March 12, 2026
Dy të arrestuar në Tiranë për shkatërrimin e xhamave të lokalit dhe sulmin ndaj një personi.

Përplasje fatale me fadromë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

March 12, 2026
Ish-partneri i Britney Spears e ngjashmoi me gratë iraniane, duke thënë se ajo ishte e shtypur nga shumë individë.
KRYESORE

Ish-partneri i Britney Spears e ngjashmoi me gratë iraniane, duke thënë se ajo ishte e shtypur nga shumë individë.

by timoni.al
March 12, 2026
0

Sam Asghari, ish-burri i Britney Spears, ka shpërthyer në kritika ndaj shtypjes që përjeton këngëtarja, duke e krahasuar përvojën e...

Read moreDetails
Brad Pitt dhe Ines de Ramon në një jaht të shtrenjtë gjatë xhirimeve në Greqi

Brad Pitt dhe Ines de Ramon në një jaht të shtrenjtë gjatë xhirimeve në Greqi

March 12, 2026
Mateo dhe Miri përplasen ashpër pas deklaratës për Selin, banori: Kam një grua të shkëlqyer, ty...

Mateo dhe Miri përplasen ashpër pas deklaratës për Selin, banori: Kam një grua të shkëlqyer, ty…

March 12, 2026
Dy të arrestuar në Tiranë për shkatërrimin e xhamave të lokalit dhe sulmin ndaj një personi.

Përplasje fatale me fadromë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

March 12, 2026
Mojtaba Khamenei lëshon mesazhin e tij të parë si udhëheqës suprem, duke paralajmëruar për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe sulme të mundshme ndaj bazave amerikane.

Mojtaba Khamenei lëshon mesazhin e tij të parë si udhëheqës suprem, duke paralajmëruar për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe sulme të mundshme ndaj bazave amerikane.

March 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-partneri i Britney Spears e ngjashmoi me gratë iraniane, duke thënë se ajo ishte e shtypur nga shumë individë.

Ish-partneri i Britney Spears e ngjashmoi me gratë iraniane, duke thënë se ajo ishte e shtypur nga shumë individë.

March 12, 2026
Brad Pitt dhe Ines de Ramon në një jaht të shtrenjtë gjatë xhirimeve në Greqi

Brad Pitt dhe Ines de Ramon në një jaht të shtrenjtë gjatë xhirimeve në Greqi

March 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al