Gjenerali izraelit Amir Avivi në një intervistë për “Top Story” me Grida Duma diskutoi ndryshimet në rendin botëror dhe gjeopolitikën pas sulmeve amerikano-izraelite në Iran. Ai u shpreh se shqiptarët nuk duhet të ndjehen të rrezikuar nga ndikimi iranian, duke theksuar se, edhe nëse Irani ka kapacitetet për të goditur, nuk ka arsye për të shqetësuar. Avivi shtoi se opozita iraniane në Shqipëri mbështet këto operacione dhe disa prej tyre mund të kthehen në atdhe.
Kur u pyet për sigurinë e Shqipërisë dhe Europës, ai shprehu besimin se sulmet do të rezultojnë në heqjen e kapaciteteve raketore të Iranit. “SHBA po e shpëtojnë Europën,” potencoi Avivi. Ai e theksoi se regjimi iranian ka kërkuar dominim global, duke shkaktuar rreziqe për vende evropiane me raketat balistike. Avivi shpreson që pas këtyre ngjarjeve, numri i raketave balistike në Iran do të jetë zero, duke kontribuar kështu në sigurinë e Europës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, këto sulme janë një masë për të mbrojtur rajonin dhe krijuar një mundësi për paqe mes Izraelit dhe Iranit në të ardhmen.















