Friday, February 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Edhe Balluku në skandalin e inceneratorit të Fierit: Skema korruptive për votat që i duhen Ramës në zgjedhje’ ‘Edhe Balluku në skandalin e inceneratorit të Fierit: Skema korruptive për votat që i duhen Ramës në zgjedhje’

Editor by Editor
October 23, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
‘Edhe Balluku në skandalin e inceneratorit të Fierit: Skema korruptive për votat që i duhen Ramës në zgjedhje’ ‘Edhe Balluku në skandalin e inceneratorit të Fierit: Skema korruptive për votat që i duhen Ramës në zgjedhje’
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike për pagesat e marra nga Inceneratori i Fierit, deputeti Belind Këlliçi sot bëri publik një tjetër skandal ku përfshihet drejtpërdrejtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku, e cila sigurisht në këtë skandal të radhës, vijon zbatimin e skenarit të dirigjuar nga Edi Rama, siç theksoi ai.

“Në datë 31 mars 2022, – tha Këlliçi, –  pra një vit pasi është deklaruar përfundimi i punimeve për inceneratorin e Fierit, shoqëria supervizore i drejtohet me shkresë nr. prot 24, kompanisë koncensionare “Integrated Waste Treatment Fier” si dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës (autoriteti kontraktor) dhe Njësisë së Zbatimit (Arben Kaçorri).

Në shkresë kompania supervizore njofton kompaninë konçensionare për penalitet të lindur për mosdorëzimin në kohë të impiantit.

Deri në datën 31 mars 2022, detyrimi që kompania konçensionare i detyrohej shtetit ishte 551 mijë  euro.

Kjo, për shkak se punimet ndërtimore për realizimin e projektit kanë përfunduar që në muajin mars të 2021 e ndërkohë në mars të 2022, impianti ende nuk është dorëzuar.

Po në të njëjtën shkresë, supervizori njofton kompaninë koncensionare se penaliteti rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro.

Në datën 29 prill 2022 supervizori i ridërgon një shkresë me nr. prot 36, shoqërisë konçensionare dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës dhe Njësisë së Zbatimit të Projektit.

Në këtë shkresë supervizori sërish ngre shqetësimin se mbetjet nuk po përpunohen, pasi nuk ka staf dhe makineri për ta kryer këtë proces.

Supervizori kërkon dhe gjithashtu dhe marrjen në ruajtje të objektit që të shmangen vjedhjet dhe dëmtimi, pasi mesa duket ka pasur të dhëna që në impiantin e Fierit kishte nisur edhe bastisja e kantierit dhe pajisjeve.

Në të njëjtën shkresë supervizori rikujton dhe njëherë shumën e penalitetit për shkeljen e afateve të dorëzimit të impiantit.

Në datë 2 qershor 2022, supervizori i përgjigjet Ministrisë së Infrastrukturës ku i rikujton se në maj të vitit 2022 i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin për punimet dhe situacionet si dhe për punët e pa kryera ende.

Në shkresë citohet se:

A- vlera e punimeve të papërfunduara për makineri dhe pajisje elektromekanike është 2.886.680 euro (pa tvsh)

B- vlera e punimeve të papërfunduara për lidhjen me sistemin elektroenergjitik është 79 mijë e 800 euro (pa tvsh)

Supervizori informon në këtë shkresë të qershorit 2022 se duhet të bëhen pagesat pasi pajisjet janë porositur dhe vepra do të quhet e përfunduar 100%.

Në fund supervizori rikujton dhe një herë shkresën e datës 31 mars 2022 ku njoftonte Autoritetin Kontraktor për penalitetin 551  mijë euro që duhet të paguante konçensionari, penalitet i cili rritet me 2 mijë e 250 euro çdo ditë.

Pra është e qartë si drita e diellit që ministria përgjegjëse nuk i ka vendosur asnjë penalitet kompanisë konçensionare, por ka vendosur të bëjë 100% të pagesave vjetore brenda korrikut 2022.

Mesa duket fushata elektorale po afron dhe Edi Ramës i duhen para për të nisur shitblerjen e votave.

Pra edhe pse në tejkalim të afateve, edhe pse impianti i Fierit duhej të ishte dorëzuar dhe vënë në punë që në muajin mars të vitit 2021 dhe sot jemi më tetor të 2022, shteti vijon të paguajë rregullisht kompaninë e inceneratorëve fantazëm, ndërkohë që refuzon të penalizojë konçensionarin i cili sot që flasim, penaliteti që duhet të paguajë është 1.000.000 euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2  mijë e 250 euro.

Arsyeja se përse ndodh e gjithë kjo vjedhje dhe aferë është mjaft e qartë: Edi Rama së bashku me Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin, Damian Gjiknurin dhe së fundmi Belinda Ballukun, ka ngritur një skemë të pastër të vjedhjes së gjysëm miliardë eurove, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke varfëruar çdo ditë e më shumë qytetarin e zakonshëm, në kurriz të investitorit “holandez” Klodian Zoto, i cili në fakt shërben vetëm si presta nome i kryeministrit.

I bëjmë sërish thirrje SPAK-ut me regji, të ngrihet në nivelin e pritshmërive të qytetarëve, të vendosë një herë të vetme standard të njëjtë në gjykim, të administrojnë qoftë edhe vetëm provat e bëra publike nga selia e PD për aferën më të madhe korruptive të shekullit dhe të mos vijojë me skenarin e Edi Ramës për arrestime periferike të cironkave të kësaj afere, pasi peshkaqenët aty i kanë, njërin në Bashki e tjetrin në Qeveri”, theksoi Këlliçi.

Previous Post

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në kategorinë gjysmë-maratonë në Tiranë

Next Post

“Gangsterja” e Bilishtit dhe Marsel Buçi përfundojnë në polici, pezullohet nga puna shefi i krimeve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

February 5, 2026
Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

February 5, 2026
Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

February 5, 2026
Automjeti godet një supermarket në Los Angeles, 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

Lajmi Fundit

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

by timoni.al
February 5, 2026
0

Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar Juventusin me rezultatin 3-0. Ndeshja...

Read moreDetails
Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

February 5, 2026
Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

February 5, 2026
Automjeti godet një supermarket në Los Angeles, 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

Automjeti godet një supermarket në Los Angeles, 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

February 5, 2026
Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për individët nën 15 vjeç.

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për individët nën 15 vjeç.

February 5, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

February 5, 2026
Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

February 5, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al